Të tjeraFRAGMENTE MENÇURIE PËR TË PUTHURËN

FRAGMENTE MENÇURIE PËR TË PUTHURËN

-

Mbylli sytë dhe do të të puth, do më mungosh nesër.

Nga Paul McCartney

Ku duhet ta përdor parfumin?’ pyeti një vajzë e re.
‘Kudo ku do të të puthin.’
Nga Coco Chanel

Unë e shikoj një vajzë në sy dhe ajo është një histori shumë e gjatë dashurie me bubullima, vetëtima, dhe me puthje. Unë jetoj shpejt.
Nga Franz Kafka

Sonte,
Puthje franceze
Patate franceze.
Nga C. J. Carlyon

Më premto se, kur të vdes, do më japësh një puthje mbi ballë dhe unë do ta ndjej.
Nga Victor Hygo

Bëmë të pavdekshëm me një puthje.
Nga Christopher Marlowe

Puthe…ngadalë, jepi vetes kohë, sikur nuk do të doje të ishe askund tjetër. Puthe, po jo sikur je duke pritur diçka tjetër, si duart poshtë këmishës së saj apo poshtë fundit të saj, apo zbërthimin e të brëndshmeve. Asgjë nga këto. Puthe sikur të kesh harruar të gjitha gojët e tjera që ka prekur ndonjëherë goja jote. Puthe me gëzimin kurioz të një fëmije. Qesh në gojën e saj, frymoje pëshpërimën e saj. Puthe deri sa të rënkojë. Puthe me fytyrën në duart e tua. Ose më duart në flokët e saj. Apo duke e kapur pas beli afër vetes. Puthe sikur do ta çosh që të vallëzoni bashkë. Sikur do ta rrotullosh në një arenë të hapur dhe të shikosh teksa ajo të shikon sikur ti je gjëja më e ndritur që ka parë ndonjëherë. Jepi vetes kohë. Puthe si copën e parë dhe të vetme të çokollatës që do të shijosh ndonjëherë. Puthe deri sa ajo të harrojë se si të numërojë. Puthe deri në çmenduri. Pastaj shkëputu, dhe pyete sa bëjën 2+ 2 dhe prit që përgjigjja të jetë emri yt.’
Nga Azra.T

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty