POEZIOctavio PazPertej dashurise nga Octavio Paz

Pertej dashurise nga Octavio Paz

-

Cdo gje na kercenon

Koha, e cila ne fragmente jete
I sherben asaj qe kam qene
Asaj qe do te behem
Sic e ndan hanxhari gjarprin
Vetedje, transparence
Shikim i verbuar ngaqe ka pare veten
Fjale, doreza gri, pluhur mendor mbi bar
Uje, lekure, emrat tane
Te ngritur ndermjet meje dhe vetvetes
Mure zbrazetie qe asnje trumpet nuk mund t’i shembe

As endrra, njerez me imazhe te thyera
As deliri dhe shkuma e saj profetike, jo
As dashuria me dhembet dhe kthetrat e saj
Nuk mjaftojne

Pertej vetvetes
Ne ballin e qenies
Dhe te te berit
Nje jete me e gjalle pretendon permbi ne

Jashte, merr fryme nata
E cila hap krahet
Plot me krahet e saj te ngrohte me gjethe
Nje lufte pasqyrash
Fruta, kthetra, sy
Mosha e gjetheve
Kurrize qe shkelqejne
Trupa qe e hapin rrugen permes trupave te tjere

Shtrihu ketu ne bregun me kaq shkume
Me kaq shume jete te pavetedijshme
Dhe dorezim
Edhe ti i perket nates

Shtrihu, zgjerohu, ti je ketu dhe po merr fryme
Rrahje, yje qe ndahen
Pije dhe gote
Buke qe peshon poshte shkalleve te dites
Pushimi i gjakut ndermjet tani dhe
Kohes se pamatshme

Poezia ‘Pertej dashurise’, nga Octavio Paz

Perzgjodhi dhe perktheu – Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty