Të tjeraI mundur nga pasqyrat nga William Carols Williams

I mundur nga pasqyrat nga William Carols Williams

-

Duke rene endrra u thye

Une gjeta harresen ne nje pasqyre te humbur ne det
I dehur nga mundimet
I perpire nga frikerat
Une piva nga ai uje qe asnje drite nuk e ka perledhelur
Si nje objekt i perkulur nga hija e vet
Tani e shikoj dashurine nen nje drite te zhdrejte
Cfare e detyron koken time te perkulet?
Cfare i merzit oret?
Si te bashkohem me diellin
Pa kaluar nga dita?
Hiqeni friken nga te gjitha shfaqjet dhe une do te notoj ne busullen e plote te harreses
Me te njejten levizje
Per te humbur vetveten dhe zbuluar
Drejtimin e gjerave
Pertej se majtes dhe se djathtes
Pertej guximit dhe horizontit
Pertej eres
Era e frikes
Nje ere gjithcka vecse e heshtur
E cila shqyen jehonen e varrosur ne rere
Dhe tymin e burgosur ne kockat e fosileve
Duke i vjedhur cakalleve endrrat e tyre
Dhe fidanet e se ardhmes
Nje ere qe tradheton furine e saj ne perqsfimin e saj
I mbytur ne mjerimin tim une mbys yllin tim
Ne ate renie drejtevizore nje fytyre e re shfaqet si nje joshje
Drita e konsumon
Duke ia kundervene fatit gjithcka qe mbetet prej meje
Ne ritmin e paevitueshem te shkaterrimit
Une mund te them perpara perfundimit te dites
Se te gjitha pasqyrat jane te etura
Goditja e nje rreme del per te njollosur nje yll
Pa reflektim
Pa hije
Zemra vdes ngadale
Duke e kthyer kujtimin ne nje gjume pafund.
Hakemarresi dhe pushtuesi i vetes
Une i betohem atyre shkundjeve te fatit
Nje bote e eger me ide te dhunshme do te ngrihet
Imazhi i saj i skalitur ne ata sy te qashter
Tashme e mohojne humorin kapricoz te profeteve
E ashperson pasqyren
Duke ngritur kokat e gjakosura te demave te zi.

Poezia ‘I mundur nga pasqyrat’ nga William Carols Williams

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty