Të tjeraPërzgjedhje poezish nga Nayyirah Waheed

Përzgjedhje poezish nga Nayyirah Waheed

-

‘Ti

Duke mos më dashur mua
Ishte fillimi i unë
Për të dashur vetveten
Faleminderit!’
Nga Nayyirah Waheed

‘E vërteta është se:
Ti ke lindur për ti
Ti duhesh nga ti
Ti ke ardhur për ti
Ti je këtu për ti
Ekzistenca jote është jotja
Po.’
Nga Nayyirah Waheed

‘Unë nuk e pres respektin e fëmijës tim
Vetëm sepse u kam dhënë atyre jetën
Kjo nuk do të thotë se, ata më detyrohen mua
Për ndonjë gjë
Ajo që dua më shumë
Është që të shikoj në sytë e fëmijëve të mi
Dhe
Të shikoj
Që i kam dhënë jetën
Një zemre
Që e kam nderuar
Që e kam mbajtur dhe ushqyer
Zemrën e dikujt
Që nga çasti i parë kur jemi takuar
Dhe
Që ata të më duan për këtë.’
Nga Nayyirah Waheed

‘Mbaj mend se:
Ti ke qenë një shkrimtar
Shumë më përpara
Se të hidhje bojë në letër
Vetem sepse nuk ke shkruar
Së jashtmi
Nuk do të thotë që nuk ke shkruar
Së brendshmi.’
Nga Nayyirah Waheed

‘Vetëm sepse dikush ju dëshiron, kjo nuk do të thotë se ata ju vlerësojnë.
Rilexojeni. Lejoni që këto fjalë të rrezatojnë në mendjen tuaj.’
Nga Nayyirah Waheed

‘Duke qenë e sinqertë
Rreth
Dhimbjes sime
Kjo më bën
Të pamposhtshme.’
Nga Nayyirah Waheed

‘Nëse dikush nuk më do, ky nuk është fundi i botës. Por nëse unë nuk dua veten time, bota nuk është asgjë veç funde.’
Nga Nayyirah Waheed

‘Mos i besoni
Kurrë
Askujt
Që nuk i shikon ngjyrat
Për ta
Kjo do të thotë
Se ju jeni të padukshëm.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Të kam njohur
Shumë më përpara se të të takoja
Të kam njohur gjatë gjithë jetës sime.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Edhe nëse jeni veç një pyll i vockël që i mbijeton hënës i vetëm, drita jote është e jashtëzakonshme.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Vuaj, që të çlirohesh dhe që të mund të ndjesh diçka tjetër.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Unë kam qenë gjithmonë gruaja e ëndrrave të mia.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Mos zgjodhni atë jetën që ju jep më pak.
A më dëgjoni?
A më dëgjoni?
Zgjidhni atë jetë që është.
Atë jetë që ju josh edhe mushkritë.
Dhe që ju rrjedh nga mjekra.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Merre me të lehtë.
Merr gjithë kohën që të nevojitet.
Je duke u kthyer në shtëpi.
Tek vetja jote
Vetëbërja.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Nuk ka asnjë drogë më të shëndetshme sesa krijmtaria.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Pyete zemrën tënde përse është ajo gjatë gjihtë kohës e lënduar. Dhe ajo do t’ju përgjigjet: Sepse kjo është e vetmja gjë që ti më lejon që të ndjej. E vetmja ndjenjë që ti je e gatshme të ndjesh.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Dhe i thashë trupit tim, ëmbëlsisht, ‘dua të jem miku yt.’ Ai mori frymë thellë dhe m’u përgjigj, ‘kam gjithë jetën që të pres.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Vër pak mjaltë dhe ujë deti
Pranë shtratit tënd
Prano se qënia jote ka nevojë për ëmbëlsi
Dhe pastrim
Që ai të jetë esëlll
Dhe që ti të jesh e ëmbël.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Edhe burrat, lindin gjithashtu
Fëmijë…
Dëshirime…
Ëndrra…
Të cilat ata duhet t’i fshehin
Stomaku i tyre
Mitrën e tyre
Dëshirat e tyre
Ëmbëlsinë e tyre
Dëshirimin e tyre për prekjen
Të jesh një burrë…
Është ajo gjëja që shuan dritën e tyre
Dhe që ua ha sytë.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Ndonjëherë, nata çohet dhe ulet mu në mesin tim.
Dhe unë s’mund të bëj asgjë veçse të bëhem hënë.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Ti…ti je vet standardi i bukrisë tënde – pasqyra.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Ne jemi shtëpi që na merr lumi me vete
sepse ne nuk i njohim kanalet e saj të kullimit.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Dashuria e saj, ishte i vetmi ilaç që që më shëronte
dhe ja përse ajo iku,
që të fillonte të punonte edhe ilaçi im, gjithashtu.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Ajo ishte një lule e kripur në zemrën time,
dhe dhimbja prej saj ishte një dhimbje e bukur.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Anglishtja ime është thyer
Qëllimisht
Duhet të përpiqeni më shumë që të më kuptoni
Të thyesh këtë gjuhë
Që ju e doni kaq shumë
Është diçka që unë e bëj me shumë kënaqësi
Me arrogancën tuaj
Ju mendoni se unë e dua
Gjuhën tuaj hollake
Që goja ime po ndërton
Një dhomë për të
Prapa fytit tim
Po ja që nuk është kështu
Unë kam shtatë fjalë të ndryshme për fjalën dashuri
Ju keni vetëm një!’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Ti je ushqim për duart e mia.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Ti nuk mund të mbetesh lufta
ndërmjet asaj që do të thuash
(ajo që ju jeni me të vërtetë) dhe
asaj që duhet të toni
(ajo që pretendoni se jeni)
Goja juaj është dizenjuar për të ngrënë veten.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Poezia ndryshon ADN-në time.
Çdo poemë është një jetë e ndryshme
Çdo poemë më sjell më afër vetvetes,
duke hapur një të ardhme të re brenda meje.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Mirësia është një formë inteligjence.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Ajo që ne fshehim dhe që nuk e themi
kthehet në një gojë tjetër
për të cilën kemi dijeni vetëm ne.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Një mik është ai njeri që mbështet frymën tënde.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Plagët më kanë ndryshuar.
Jam kaq e butë, me shenja
saqë lëkura ime
frymon dhe pulson në yje.’
Nga Nayyirah Waheed 

‘Ti je ushqim për duart e mia.’
Nga Nayyirah Waheed 

Përzgjodhi dhe përjtheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty