POEZIGabriela MistralPërzgjedhje poezish nga Gabriela Mistral

Përzgjedhje poezish nga Gabriela Mistral

-

Nese ne te dy kemi pasur ndonjehere nje shpirt/ le te ece shpirti yne/ duke na lene neve pas. – Gabriela Mistral

Une nuk dua ta di/ por do te doja ta dija/ nga goja jote/ se si ra/ se cfare tha kur klithi/ dhe nese te bekoi apo mallkoi. – Gabriela Mistral 

Ajo flet me theksin e deteve te eger/ frymemarrja e saj/ eshte frymemarrja e egersise/ ajo ka dashuruar me nje pasion/ qe te ben te zverdhesh/ qe ajo se ka permendur kurre/ dhe qe do te ishte si harta e nje ylli tjeter nese do te na e rrefente. – Gabriela Mistral.

Muzg
Ndjej zemren time te shkrihet/ ne butesi si qirinjte/ venat e mia jane vaj i ngadalte/ dhe jo vere/ dhe ndjej jeten time te zhduket ne heshtje dhe butesi si nje gazele. – Gabriela Mistral

Dashuria qe meket/ dashuria qe belbezon/ eshte e afte per te qene/ dashuria qe dashuron me shume. – Gabriela Mistral 

Une shkruaj poezi sepse nuk i bindem impulsit tim; do te ishte si te bllokoja nje pranvere qe fryhet ne gryken time. Per nje kohe te gjate kam qene sherbertore e kenges qe vjen, qe shfaqet dhe qe nuk mund te varroset. Si ta vjedh veten time une tani? Tani per mua nuk ka asnje rendesi se kush i merr keto fryte. Ajo qe une nxjerr jashte eshte, me e madhe dhe me e thelle sesa une, une jam vec nje kanal. – Gabriela Mistral 

Une mund te mos isha kthyer/ dhe une u ktheva. – Gabriela Mistral 

Te gjithe jane larguar/ dhe ne kemi mbetur/ mbi nje rruge/ qe vazhdon pa ne. – Gabriela Mistal 

Duaje te bukuren/ ajo eshte hija e Zotin mbi univers. – Gabriela Mistral

Zotat japin/ si lulet binjake/ fuqi dhe rrenim/ kujtime dhe harrese. – Gabriela Mistral

Do ta krijosh te bukuren jo per te ngazellyer shqisat, por per t’i dhene substance shpirtit. – Gabriela Mistral 

Ne jemi fajtore per shume gabime/ dhe shume te meta/ por krimi yne me i madh/ eshte braktisja e femijeve/ neglizhimi i ujevares se jetes/ Shume prej gjerave per te cilat ne kemi nevoje mund te presin/ por femijet jo/ tani eshte casti kur po formohen kockat e tyre/ kur po behet gjaku i tyre/ dhe kur po zhvillohen shqisat e tyre/ atyre ne nuk mund t’i pergjigjemi ‘Neser’/ emri i tyre eshte ‘SOT’. – Gabriela Mistral 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty