POEZIArthur RimbaudPërzgjedhje poezish nga Arthur Rimbaud

Përzgjedhje poezish nga Arthur Rimbaud

-

Une duhet te kem nje ferr per zemerimin tim, nje ferr per krenarine time dhe nje ferr perkedheljesh. Nje koncert ferresh. – Arthur Rimbaud

Oh ardhtte, koha e dashurise/ koha me te cilen te mund te dashurohemi. – Arthur Rimbaud

Shija jote prej luleshtrydhe dhe mjedre/ mishi yt si lule.- Arthur Rimbaud.

Une nuk jam nje i burgosur i arsyes time. – Arthur Rimbaud

Prifterinj, profesore, mjeshtra/ e keni gabim qe me dorezoni tek Drejtesia/ une nuk i kam perkitur kurre ketyre njerezve/ une nuk kam qene kurre i krishtere/ une i perkas asaj rrace qe kendon nen torture/ une nuk i kuptoj ligjet tuaja/ une nuk kam nje sens moral/ une jam nje shtaze. – Arthur Rimbaud

Keto vargje besojne; dashurojne; shpresojne, kjo eshte e gjitha. – Arthur Rimbaud

Gjaku pagan kthehet! – Arthur Rimbaud

Nje mbremje e ula te Bukuren mbi prehrin tim/ dhe mu duk e hidhur/ dhe e mallkova. – Arthur Rimbaud

Lumturia, na mahnit te gjitheve. – Arthur Rimbau

Une jam i vetmi qe zoteroj celesin e kesaj shfaqjeje barbare. – Arthur Rimbaud

Une nuk do te mund t’a hidhja kurre Dashurine jashte dritares. – Arthur Rimbaud

Filloi si nje kerkim/ une shkrova per heshtjen/ e neteve/ une shkarravita te papershkrueshmen/ une lidha marramendjen. – Arthur Rimbaud

Mund te gjindet serish/ cfare?/ perjetesia/ eshte ne detin/ e terratisur me diellin. – Arthur Rimbaud.

Nese kujtesa ime do te me sherbeje sic duhet/ jeta ime ka qene/ nje banket/ ku cdo zemer ka pershfaqur veten/ ku ka rrjedhur cdo vere. – Arthur Rimbaud

Me i forte sesa alkooli/ me i madh sesa poezia/ tharmi i ithtesise se kuqe te dashurise. – Arthur Rimbaud

Dhe, ne agim/ te armatosur me nje durim qe digjet/ ne do te hyjme ne qyetet plot shkelqim. – Arthur Rimbaud

Ishte zeri i deteve te cmendur/ gjemimi i thelle/ qe e shpartalloi gjirin tend foshnjeror/ shume te bute/ shume njerezor. – Arthur Rimbaud

Dritat e veriut ngrihen si nje puthje per detin. – Arthur Rimbaud

Nuk do te mundja kurre ta hidhja dashurine jashte dritares. – Arthur Rimbaud

…keta poetet ketu, e shikoni/ ata nuk jane te kesaj bote/ lerini qe te jetojne jetet e tyre te cuditshme/ lerini qe te kene ftohte dhe qe te jene te uritur/ lerini qe te vrapojne/ te dashurojne dhe te kendojne/ ata jane po aq te pasur sa Jacques Coeur/ gjithe keta femije qesharake/ sepse shpirtrat e tyre jane te mbushur me rima/ rima qe qeshin dhe qajne/ qe na bejne te qeshim ose te qajme/ lerini qe te jetojne/ Zoti i bekofte gjithe te meshirmshit/ dhe qe bota t’i bekoje poetet. – Arthur Rimbaud

Jeta e vertete eshte diku tjeter…- Arthur Rimbaud

Perjetesia eshte diell perzier me det. – Arthur Rimbaud

Pastaj do te ndjesh gervishtjen e faqes tende/ nje puthje e vogel/ si nje merimange e cmendur/ do te vrapoje rreth qafes tende/ dhe ti do te me thuash: “Gjeje!” duke perkulur koken/ dhe neve do te na duhet nje kohe e gjate per te gjetur ate krijese/ qe udheton shume… – Arthur Rimbaud

Poeti, rrjedhimisht, eshte me te vertete vjedhesi i zjarrit/ ai eshte pergjegjes per njerezimin/ madje edhe per kafshet/ ai do te duhet te sigurohet qe vizionet e tij te mund te nuhaten/ te perkedhelen/ te degjohen/ nese ajo qe ai sjell me vete nga pertej ka forme/ ai i jep forme/ nese nuk ka/ ai nuk i jep asnje forme/ duhet te gjehet nje gjuhe…e shpirtit/ qe do te perfshije cdo gje/ parfumet, tingujt, ngjyrat/ mendimet qe perfyten me mendime. – Arthur Rimbaud

Alkimia e vertete gjendet ne kete formule: Kujtesa dhe shqisat tuaja jane asgje me shume sesa ushqyerja e impulsit tuaj krijues. – Arthur Rimbaud

Duke qene shume i ndjeshem e kam cuar jeten time dem. – Arthur Rimbaud

Nje mije endrra brenda meje digjen embelsisht. – Arthur Rimbaud

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty