POEZIPedro SalinasPërzgjedhje poezish nga Pedro Salinas

Përzgjedhje poezish nga Pedro Salinas

-

Nga letrat e dashurisë së Pedro Salinas për Kathrine R. Whitmore

Për të jetuar, nuk më duhen
ishuj, vende, kulla.
Ç’gëzim më të thepisur
sesa të jetosh në përemra!
Zhvishi rrobat,
tiparet, imazhet;
Nuk të dua ashtu,
të maskuar si dikush tjetër,
gjithmonë bijë e diçkaje.
Të dua të pastër, të lirë, të pazvogëlueshme: ty.
E di se kur të të telefonoj ty
mes gjithë njerëzve,
të botës,
se vetëm ti do të jesh ti.
Dhe kur të më pyesësh
se kush po të telefonon,
se kush të pret,
do t’i varros emrat,
etiketat, historinë.
Do t’i hedh tutje
gjithçka ata hodhën përmbi mua
përpara se të lindja.
Më në fund, i kthyer në anonimitetin e
përjetshëm të lakuriqësisë,
të gurit të botës,
Do të të pëshpëris:
‘Të dua, po , unë jam ai.’

Nga Pedro Salinas 

Vdekje
Fillimisht harrova zërin tënd.
Nëse do t’ishe duke folur me mua tani,
Këtu, krahë meje,
Do të pyesja, “Kush është aty?”
Më pas, i panjohur mu bë hapi yt.
Nëse një hije – edhe nëse do të ishte një prej mishi
dhe gjaku – të endej nëper erë,
Nuk do të mund të kuptoja që je ti.
Gjethet e tua u zhveshën ngadalë
përballë dimrit: buzëqeshja jote,
sytë e tu, ngjyra e veshjes tënde,
madhësia e këpucëve të tua.
Më shumë gjethe:
Mishi yt, trupi yt u shpërbë
deri sa gjithëç’ka mbeti prej teje ishte emri yt: shtatë gërma.
Dhe ti vazhdove të jetoje,
të vdisje, duke u përkundur mbi ato
shtatë gërma me trup e me frymë.
Skeleti yt, mbetjet e tua,
zëri yt, e qeshura jote, ato shtatë
gërma.
Dhe më pas trupi yt i lëshoi ato jashtë.
Emri yt rrëshqiti prej meje.
Tani ato shtatë gërma enden pa t’zot,
të panjohura me njëra-tjetrën.
Reklamat shfaqen mbi makina në rrugë; gërmat e tua ndriçojnë natën me ngjyrat e tyre,
ato udhetojnë mbi zarfe duke shqiptuar emra të tjerë.
Ti do të endesh aty, e shpërbërë, pa frymë, e pazëvendësueshme,
në atë emër që dikur ishe ti,
e ngritur në një parajsë te çmendur,
njëndjenjë lavdie abstrakte në alfabet.

Nga Pedro Salinas 

Zeri im prej teje
Kur të më zgjedhësh mua –
zgjidh dashurinë–
Unëdola zbuluar nga anonimiteti i madh
ndaj kujtdo, nga asgjëja.
Deri atëherë
Une nuk kisha qenë kurrë më i gjatë sesa
vargmet e thepisura të botës.
Nuk u zhyta kurrë më thellë
sesa shënjimet maksimale
të tabelave të marinës.
Dhe gëzimi im, ishte i trishtuar,
ashtu siç janë orët e vogla
pa nje rrip që t’i shtrëngojë rreth rrethit të dorës,
pa akrepa, në vend.
Por kur ti the ti: ti,
për mua, ishte shenja që unë qëndroja përmbi yjet,
më thellë sesa koralet.

Nga Pedro Salinas 

Monedhë
Ndoshta po të përkedhel për shkak të mjegullës,
sepse gjithçka rreth meje është mjegull, forma të shpërbëra,
ndoshta sepse atyre u mungon saktësia ose përkufizimi,
gjëra që kthehen në diçka të mjegullt,
pa dimension.
Të përkedhel ty, monedhë.
Muzg në dhjetor
dhe ti je këtu në dorën time, ti,
e konturuar me saktësi, e rënde,
rezistente,
me trupin tënd të argjendtë.
Monedhë
Me një numër që nuk mund të pushtohet nga dyshimi apo nga mjegulla
dhe me një fytyrë që nuk do të dyshojë kurrë,
fytyra e një mbretereshe antike,
që më shikon mua.

Nga Pedro Salinas 

Zgjohu. Dita po të thërret ty
Zgjohu. Dita po të thërret
për tek jeta jote: tek detyra jote.
Dhe për të jetuar e asgjë më shumë.
Dil nga zymtësia e natës
nga errësira që mbuloi trupin tënd
për të cilin drita priti
mbi maja gishtash në agim.
Testo metalet në trupin tënd.
Ftohtë, nxehtë?
Gjaku yt do të të thotë nëse do të rrish kundër borës apo mbrapa dritares.
Do të ta thotë ngjyra në faqet e tua.
Dhe shikoji njerëzit.
Mos bej asgjë më shumë sesa t’i shtosh përsosurinë tënde një dite tjetër.
Detyra jote është ta ngresh jetën tënde lart, dhe të luash me të,
vërtite atë si një zë
nëpër re që t’mund të rigjesh dritën që ka ikur prej nesh.
Ky është fati yt: të jetosh.
Mos bëj asgjë.
Detyra jote je ti, asgjë më shumë.

Nga Pedro Salinas 

Po, çdo gjë me tepri:
Dritë, jetë, det!
Te gjitha në shumës, në shumës,
Dritë, jetë, dete!
Të ngjitesh, të zbresësh
nga qindra në qindra,
nga qindëra në mijëra,
Në një përsëritje pafundësisht të shijshme
të dashurisë tënde, një bashkësi.
Numrat, stilolapsët dhe makinat
shërbejnë thjesht për të shumëfishuar
përkëdhelje herë përkëdhelje,
Të përqafuar nga një vullkan.
Le t’i lemë numrat të rendin.
Le t’i lemë ato të rrjedhin në një numërim të pafundë,
Dehu duke numëruar
Deri sa të mos e dish se cili do të jetë numri i fundit:
Si të jetosh në pafundësi!
Lejo që një tufë zerosh
Të mësymë gëzimet tona të pakta,
Dhe t’i marrë ato me vete gjatë rrugës,
deri në kulmin e tyre.
Lejo që shifrat të shpërthejnë
e ta çorodisin makinën llogaritëse
të kohës a të puthjeve.
Përtej llogaritjeve, fateve,
çona verbtazi në thellësi më të rrezikshme
Çfarë teprie parafundore! –
Që është në mënyrë të parezistueshme britma e shkëlqyer i së ardhmes:
‘S’keni parë gjë ende.
Shikoni më thellë brenda jush. Ka më shumë.’

Nga Pedro Salinas 

Orë e pikturuar
Dy e njëzetëepesë. Po. Por jo këtu, jo.
Në cilën ditë do të jetë kjo dy e njëzetëepesë e veçantë,
në cilën botë do të jetë dy e njëzetëepesë, në cilin vit?
Ajo orëështëduke ecur për bukur,
e çuditshme, e lirë,
duke fluturuar përgjatë harresës së kohës. Qartësisht, ajo ishte një orë ku nuk ka ndodhur asgjë:
Gjashtëdhjetë minutat e saj ishin gjashtëdhjetë minuta puthje të gjata, të ngadalëta, të pafajshme mbi faqet e buta të një pasdite shtatori, nuk e di se ku.
Deri sa ndaloi, deri sa koha ndaloi dhe ora arriti në atë qëështë tani:
shpirti i një ore të zgjedhur – përse? – e shpëtuar midis të gjitha orëve mbi atë orë të pikturuar,
atë fytyrë fallco, ate matëse të së përjetshmes.

E degjon se si luten per realitete;
ato kafshe te tmerrshme,
te rremujshme,
ata, hijet qe ne i shpikem
ne kete shtrat te madh distancash?
Te lodhur tani, nga pafundesia,
dhe plaget e nje nostalgjie te thelle per mish,
ata kerkojne kufizime, dite, emra.
Ata nuk mund te jetojne me ne kete menyre:
ata jane ne cakun e vdekjes se hijeve,
qe eshte asgjeja.
Afrohu, eja me mua,
zgjati duart,
me jip trupin tend.
Ne te dy do te kerkojme nje ngjyre per ta,
nje date, nje gjoks, nje diell.
Lejo qe ata te shplodhen tek ti,
qe ti te jesh mish i tyre.
Hungerimat e tyre do te qetesohen
ndersa i shtrengojme ato fort ndermjet trupave tane,
ku ata do te kullosin dhe te shplodhen.
Se fundmi, ata do te flejne ne enderrat tona,
ne perqafimin tone.
Dhe keshtu, me pas, n
e vazhdojme te ndare,
aty ku ushqehemi vetem me hije,
te kapur ne distance.
Ata do te kene kujtime tani,
nje te shkuar prej mishi dhe kocke:
kohen kur jetonin tek ne.
Dhe enderrat e tyre te uritura per hije,
do te kerkojne rikthimin tek nje trup vdekatar roze,
ku dashnoret shpiken pafundesine.
Poezi nga poeti spanjoll Pedro Salinas.

Dhe po te perqafoj pa bere asnje pyetje,
nga frika se mund t’mos jete e vertete
se ti ekziston dhe se ti me dashuron mua.
Po te perqafoj pa te prekur,
pa te veshtruar.
Nuk dua te zbuloj me pyetje,
me ledhatime vetmine e pafundme
qe jam vetem une ai qe te dua ty.
Poezi nga poeti spanjoll Pedro Salinas.

Ti ishe atje,
por askush nuk mund te te shikonte
ketu nen driten tone tokesore,
ne driten tone te perditshme.
Realiteti yt jetonte
midis nesh i padallueshem
dhe i vertete si
nje lule,
nje mal,
si deti,
te cilat naten jane vec nje ndjesi e vetvetes,
thuajse te padukshem.
Mesdita tokesore,
ajo drite e mjaftueshme per te
lexuar destinacionet dhe numrat,
nuk mund te te shpjegojne
dot ty kurre.
Qartesimi i plote
mund te vije vec prej teje.
Ata kerkonin per ty tek pasditet gri,
tek mengjeset e qarta,
nen driten e henes apo te diellit,
duke mos te te gjetur dot.
Sepse ti mund te arrihesh
vec nepermjet drites tende.
Dhe keshtu kur ti digjeshe
ne nje jete tjeter,
drita jote lindte nen ate flake.
Poezi nga poeti spanjoll Pedro Salinas.

Dhe po te perqafoj pa bere asnje pyetje,
nga frika se mund t’mos jete e vertete
se ti ekziston dhe se ti me dashuron mua.
Po te perqafoj pa te prekur,
pa te veshtruar.
Nuk dua te zbuloj me pyetje,
me ledhatime vetmine e pafundme
qe jam vetem une ai qe te dua ty.
Poezi nga poeti spanjoll Pedro Salinas.

Per te jetuar nuk dua ishuj, pallate, kulla. C’gezim me te thelle sesa te jetosh hapur! Zhvishi rrobat, tiparet, pikturat; nuk te dua keshtu, Te maskuar si dikush tjeter, gjithmone bije e dickaje. Te dua te paster, te lire, te pashnderrueshme: ty. E di se kur te te therrase ty midis gjithe njerezve te botes, vetem ti do te jesh ti. Dhe kur te me pyesesh mua se kush po te therret, qe te pret te tijen, do ti varros emrat, etiketat, historine. Do t’hedh tutje cdo gje qe ata hodhen mbi mua perpara se te lindja. Dhe se fundmi prapa ne anonimitetin e lakuriqesise, te gurit te botes, do te te them: “Te dua, po, une jam ai.” Nga Pedro Salinas. 

Nuk e di nese perqafimi yt eshte nje enderr apo realitet. Por ai eshte brenda meje. I ri dhe i forte, me vitet te cilave si druhet. As asaj qe eshte mbyllur dhe as te harruares. Qytetet dhe perandorite bien nen enercine e nje bote te semure. Por perqafimi yt eshte aty. I pafundme dhe krenar! Ne plotesine e tij te shikoj dhe cdo gje mbushet serish! Perseri, ende dhe pergjithmone! – Nga Pedro Salinas. 

Cdo fjale qe kam shkruar, e kam germuar me duart e mia nga fundi i shpirtit tim. Dhe prej aty nxorra me te miren dhe me te keqen time. Aty ishte cdo gje: e nxire, e terbuar, e shperqendruar, servile. Germova aq thelle deri sa hapa nje grope. Kjo menyre perplasjeje ishte e guximshme, por e domosdoshme. E bera per veten time, ne menyre qe te plotesoja pjeset e nje puzzle, dhe me pas formova nje pamje perfekte qe mund te me perfaqesonte. Ndoshta e arrita. Ndoshta jo. Ndoshta do te me duhet te germoj serish per te gjetur fjale te renda dhe kokeforte, dhe jo te shtruara per tu prekur, qe te mos te me dale me vetja nga rrezja e shikimit. Kete nuk e di me siguri. Por per nje gje jam i bindur. Nga ajo vrime ne mish, ka shume prej tyre dhe secili prej tyre ka marre dhe ka lene dicka. Por vetem ti me le nje histori. Nje histori te vertete, te sinqerte, besnike. Pa kompromis dhe me fjale aq perkefte sa qe duken si copeza lekure mbi vet mishin tim. – Pedro Salinas.

E degjon se si luten per realitete, ato kafshe te tmerrshme, te rremujshme, ata, hijet qe ne i shpikim ne kete shtrat te madh distancash? Te lodhur tani nga pafundesia, dhe plaget nga nje nostalgji e thelle per material, ata kerkojne kufizime, dite, emra. Ata nuk mund te jetojne me ne kete menyre: ata jane ne cakun e vdekjes se hijeve, qe eshte asgjeja. Afrohu, eja me mua, zgjati duart, me jip trupin tend. Ne te dy do te kerkojme nje ngjyre per ta, nje date, nje gjoks, nje diell.
Lejo qe ato te shplodhen tek ti, qe te jesh mish i tyre.
Hungerimat e tyre do te qetesohen ndersa i shtrengojme ato fort ndermjet trupave tane ku ato te kulloten dhe te shplodhen. Se fundmi ata do te flejne ne enderrat tona, ne perqafimin tone.
Dhe keshtu, me pas, ne vazhdojme te ndare, aty ku ushqehemi vetem me hije, te kapur ne distance. Ata do te kene kujtime tani, nje te shkuar prej mishi dhe kocke: kohen kur ata jetonin tek ne. Dhe enderrat e tyre te uritura per hije do te jene kthimi serish tek nje trup vdekatar roze ku dashnoret shpikin pafundesine. – Nga Pedro Salinas. 

Dhe po te perqafoj pa bere asnje pyetje, nga frika se mund t’mos jete e vertete se ti ekziston dhe se ti me dashuron mua. Po te perqafoj pa te prekur, pa te veshtruar. Nuk dua te zbuloj me pyetje, me ledhatime vetmine e pafundme qe jam vetem une ai qe te dua ty. Nga Pedro Salinas. 

Ndoshta po te perkedhel sepse eshte mjegull, sepse cdo gje rreth meje eshte mjegull, forma te shperbera, gjera te cilave u mungon saktesia apo perkufizimi, gjera te cilat kthehen ne dicka te vagellimte pa dimesion. Te perkedhel ty, monedhe. Muzg ne dhjetor dhe ti je ketu ne doren time, ti, saktesisht e konturuar ti, me trupin tend elegant te argjendte. Monedhe me nje numer qe nuk mund te pushtohet nga dyshimi ose nga mjegulla dhe me nje fytyre qe nuk do te dyshoje kurre, fytyra e nje mbretereshe te lashte qe me veshtron mua. Nga Pedro Salinas.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty