POEZIMary OliverPërzgjedhje poezish nga Mary Oliver

Përzgjedhje poezish nga Mary Oliver

-

Njoh dike qe di te puthe

Ashtu sic hapet nje lule,
Por me shpejt.
Lulet jane te embla.
Ato kane nje jete te shkurter,
Lumturisht te bekuar.
Ato ofrojne shume kenaqesi.
Nuk ka asgje ne bote qe mund te thuhet kunder tyre.
E trishte, apo jo?
Qe gjithcka qe ato mund te puthin eshte ajri.
Po, po!
Ne jemi fatlumet.
Nga Mary Oliver

Zemer
Te pergjerohem,
Eshte koha qe te kthehesh
Nga erresira…
Nga Mary Oliver

Thuame, cfare ke nder mend te besh
Me jeten tende te cmendur dhe te cmuar?
Nga Mary Oliver

Kur te perfundoje, dua te them: gjithe jeten time
Isha nje nuse
E martuar me mrekulline.
Isha dhendri,
Qe mbante boten ne krahet e tij.
Nga Mary Oliver

Ruani pak vend ne zemer per te paimagjinueshmen.
Nga Mary Oliver

Si shkoj une ne pyll
Zakonisht, une shkoj ne pyll vetem
as edhe me nje mik te vetem
duke qene se ata qe te gjithe jane perqeshes dhe llafazane
dhe rrjedhimisht te papershtatshem
nuk dua te kem deshmitare kur flas me zogjte
ose kur perqafoj pemen e vjeter te zeze te lisit
une kam menyren time per t’u lutur
sic besoj e keni edhe ju
pervec ketyre, kur jam vetem mund te behem e padukshme
mund te ulem maje nje dune e palevizur
si ngritja e farave
deri kur dhelprat vrapojne te pashqetesuara
dhe une mund te degjoj thuajse kengen e padegjueshme te trendafilave
nese kemi shkuar ndonjehere bashke ne pyll
do te thote qe te dua shume. – Mary Oliver.

Une lexoj ne te njejten menyre sic noton njeriu per te shpetuar jeten e tij. – Mary Oliver.

Dhe lumi tha: imagjino cdo gje qe mund te imagjinosh
dhe pastaj derdhu.
Mary Oliver.

A e dashuron kete bote?
a i gezohesh ti jetes tende te perunjur dhe te mendafshte?
a e adhuron barin e gjelber
me terrorin poshte tij?
Mary Oliver.

Gjithmone larg atyre, qe mendojne se kane pergjigjet
do te qendroj vetem me ata qe thone “Shiko!” dhe qe qeshin te mrekulluar
dhe qe me pas perkulin koken e tyre.
Mary Oliver.

Ne kemi nevoje per te bukuren sepse ajo na ben qe te na dhembe ne menyre qe te jemi te denje per te.
Mary Oliver

Pershendetje, diell ne fytyren time. Pershendetje ti qe ke bere mengjesin dhe qe e ke perhapur neper fusha. Shiko, tani, se si e filloj diten ne lumturi, ne miresi. Mary Oliver 

Nuk ke perse te jesh i mire.
Nuk ke perse te ecesh ne gjunjne
Neper shkretetire duke u penduar.
Duhet vetem ta lesh kafshezen e bute te trupit tend
Te dashuroje ate qe dashuron.
Tregome per deshperimin, tend dhe une do te te tregoj per timin.
Nderkohe bota vazhdon
Nderkohe dielli dhe guralecet e paster nga shiu
Po levizin neper peisazhE
Neper prerije dhe peme
Neper male dhe lumenj.
Nderkohe patat e egra, lart ne qiellin e paster blu,
Po kthehen serish ne shtepi.
Kushdo qe je, pavaresisht se sa i vetmuar,
bota i vetofrohet imagjinates tende
Te therret si patat e egra
Me ze te larte dhe te ngazellyer,
Serish dhe serish per te shpallur vendin tend ne familjen e gjerave.
Poezia ‘Patag e egra’, Mary Oliver

Një ditë më në fund ti e dije se
Çfarë duhet të bëje, dhe fillove
Edhe pse zërat rreth teje
Vazhdonin të bërtisnin
Me këshillat e tyre të këqia
Edhe pse e gjithë shtëpia
Filloi të dridhej
Dhe ti ndjeve tërheqjen e vjetër
Tek kyçet e tua
“Rregulloje jetën time!”
Qante çdo zë
Por ti nuk ndale
Ti e dije se çfarë duhet të bëje
Edhe pse era të shkuli
Me gishtërinjtë e saj të ngrirë
Në themele
Edhe pse melankolia e tyre
Ishte e temerrshme
Unë tashmë isha vonë
Mjaftueshëm, dhe një natë e çmendur
Dhe rruga plot me
Degë dhe gur të rënë
Por pak nga pak
Teksa ti i le zërat e tyre pas
Yjet filluan të digjeshin
Nëpër faqet e reve
Dhe aty ishte një zë i ri
Që ti ngadalë e njohe
Si vetë zërin tënd
Që të mbante shoqëri
Teksa ecje me hapa të mëdha thellë e më thellë
Në botë, e vendosur për të bërë
Të vetmen gjë që mund të bëje
E vendosur për të shpëtuar
Të vetmen jetë që mund të shpëtosh
Udhëtimi nga Mary Oliver

Kur të mbarojë, dua të them: gjithë jetën time
Isha një nuse e mrekullimit
Isha dhëndri, që e mora botën në krahët e mia
Nga Mary Oliver

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty