POEZIRumiPërzgjedhje poezish nga Rumi

Përzgjedhje poezish nga Rumi

-

Isha i vdekur

U ngjalla

Isha lot

U bëra qeshje

Të gjitha për shkak të dashurisë

Kur ajo erdhi

Jeta ime e përkohshme

Nga atëherë e tutje

U bë e përjetshme

Dashuria tha

Ti nuk je

Mjaftueshëm i çmendur

Ti nuk bën për

Këtë shtëpi

Dola jashtë

U çmenda mjaftueshëm

Për të qenë në zinxhirë

Dashuria tha

Ti nuk je

Mjaftueshëm i dehur

Ti nuk bën për

Këtë grup

Dola dhe

U deha mjaftueshëm

Për t’u derdhur

Me mendjelehtësi

Dashuria tha

Ti je ende

Shumë i zgjuar

I mbushur me

Imagjinatë dhe skepticizëm

Dola dhe

U bëra leshko

Dhe si lugat

U tërhoqa nga

Të gjitha këto

Dashuria tha

Ti je një qiri

Që tërheq këdo

Që mbledh këdo

Rreth teje

Unë nuk jam më

Një qiri që përhap dritë

Unë nuk mbedh asnjë turmë

Dhe si tymi

Tani jam i gjithi i hapërdarë

Dashuria tha

Ti je një mësues

Ti je një kokë

Dhe për këdo

Ti je një lider

Unë nuk jam më

Një mësues

Një lider

Thjesht një shërbëtor

Për dëshirat e tua

Dashuria tha

Ti tashmë ke

Vetë krahët e tu

Unë nuk do të të japë

Më shumë pupla

Dhe pastaj zemra ime

U ça më dysh

Dhe u mbush deri në buzë

Me një dritë të re

E përmbytur me një jetë të re

TANI EDHE PARAJSA

ËSHTË MIRËNJOHËSE

QË PËR SHKAK TË DASHURISË

UNË JAM KTHYER NË NJË

DHËNËS DRITE

Isha i vdekur nga Rumi

 

 

Qielli ishte i ndriçuar

Nga vezullimi i hënës

Kaq e fuqishme

Saqë rashë përtokë

Dashuria jote

Më ka bërë të sigurt që

Jam gati të fijoj

Këtë jetë tokësore

Dhe t’i dorëzohem

Madhështisë

Së qenies tënde

I mundur nga dashuria
nga Rumi

 

 

Unë jam një skulptor, një krijues forme

Në çdo çast unë formësoj një idhull

Por më pas, përpara teje, unë shkrihem

Unë mund të zgjojë njëqind forma

Dhe t’i mbush ato me shpirtra

POR KUR SHIKOJ FYTYRËN TËNDE

DUA QË T’I HEDH TË GJITHA ATO NË ZJARR

Shpirti im derdhet tek shpirti yt dhe
përzihet

Sepse shpirti im e ka përthithur aromën
tënde

Unë e ngre atë lart

ÇDO PIKË GJAKU QË DERDH

ËSHTË NJË MESAZH PËR TOKËN

Unë shkrihem me të dashurën time

Kur bëj dashuri

Në këtë shtëpi prej balte dhe uji

Zemra ime ka rënë në rrënoja

Hyr në këtë shtëpi, Dashuria ime, ose
lërmë të ikë.

Unë jam një skulptor,
një krijues forme nga dashuria nga Rumi

 

 

Unë jam i zhytur

Në përmbytjen

Që ende duhet të vijë

Unë jam i lidhur

Në burgun

Që ende duhet të ekzistojë

PASI NUK KAM LUAJTUR SHAH

UNË TASHMË JAM SHAHMAT

Pasi nuk kam shijuar

Një kupë të verës tënde

Unë jam tashmë i dehur

Pasi nuk kam hyrë

Në fushëbetejë

Unë jam tashmë i plagosur dhe i vrarë

UNË NUK E

DI MË DALLIMIN

NDËRMJET IMAZHIT DHE REALITETIT

SI HIJA

JAM DHE

S’JAM

Unë jam dhe s’jam nga
Rumi

 

 

Çdo shpirt që errëson
nektarin e pasionit tënd u hoq

Nga uji i jetës ai
është në gjendje ngazëllimi

Vdekja erdhi, më mori
erë, dhe në vend të aromës time ndjeu aromën tënde

Nga këndej e tutje,
vdekja i ka humbur të gjitha shpresat me mua

Çdo shpirt që errëson
nektarin nga Rumi

 

 

Një ditë ti do të
shikosh pas dhe do të qeshësh me veten

Dhe do të thuash, “Nuk
më besohet që isha kaq në gjumë!”

Si e harrova të
vërtetën?

Sa qesharake të besosh
se trishtimi dhe sëmundja

Nuk janë asgjë veçse
ëndrra të këqia

 

Ëndrrat e këqia nga
Rumi

 

 

Betohem, qëkur kam parë
fytyrën tënde

E gjithë bota më duket
mashtrim dhe fantazi

Kopshti është i
magjepsur nga se

Çfarë është një gjethe
apo lulëzimi

Zogjtë e hutuar

Nuk e dallojnë dot
farën e zogut nga laku

Një shtëpi dashurie pa
kufizime

Një prani më e bukur
sesa venusi apo hëna

Një bukuri imazhi i së
cilës mbush pasqyrën e zemrës

Betohem nga Rumi

 

 

Ti luan me globin e madh të bashkimit

Ti që shikon këdo me kaq qartësi

Dhe që nuk mund të shikohesh. Edhe
inteligjenca

Universale errësohet kur mendon

Se ti mund të ikësh. Ti erdhe këtu vetëm

Por ti krijon njëqind botë të reja

Pranvera është një pallua që flirton me

Zbulesën. Koshtet e trëndafilave
përflaken

Oqenani hyn në anije. I flak

Të gjitha tutje, përveç kësaj
dashurie…

I flak të gjitha tutje
nga Rumi

 

 

Në dashuri, përveç pirjes së verës së
pakohësisë

Asgjë tjetër nuk ekziston

Nuk ka asnjë arsye për të jetuar veçse
për të dhënë jetën

Unë thashë, “Më parë të të njoh ty, dhe
më pas të vdes.”

Ai tha, “Nuk ka vdekje për atë që më
njeh mua.”

Në dashuri nga Rumi

 

 

Në fund, malet e imagjinatës nuk ishin
asgjë

Veçse një shtëpi

Dhe kjo jeta ime e madhe nuk ishte asgjë
veçse një justifikim

Ti e ke dëgjuar historinë time me kaq
durim për një jetë të tërë

Tani dëgjo këtë: unë nuk isha asgjë,
veçse një përrallë

Në fund nga Rumi

 

 

A mos është fytyra jote 

Që kopshti adhuron?

A mos është aroma jote

Që e deh këtë kopësht?

A mos është shpirti yt

Që e ka kthyer këtë
përrua

Në një lum me verë?

Qindra të kanë parë ty

Dhe kanë vdekur duke
kërkuar

Në këtë kopësht

Ku ti fshihesh pas
skenave

Por kjo dhimbje nuk
është për ata

Që vijnë si dashnorë

Ti je e lehtë për t’u
gjetur këtu

Ti je tek flladi

Dhe lumi i kësaj vere

Pas skenave nga Rumi

 

 

Mbrëmë ti më le dhe fjete

Në vetë gjumin tënd.
Sonte ti kthehesh

Dhe kthehesh, Unë them,

“Ti dhe unë do të jemi
së bashku

Deri sa universi të
shpërbëhet.”

Ti murmurit gjëra që ke
menduar

Kur ke qenë e dehur

Mbrëmë ti më le dhe
fjete nga Rumi

 

 

Pranvera e të
dashuruarve ka ardhur       

Por kjo vazo me pluhur
mund të kthehet në një kopësht

Shpallja e parajsës ka
ardhur    

Që zogu i shpirtit të
ngrihet në fluturim

Deti mbushet me perla

Marshi i kripës bëhet i
ëmbël si lum

Guri kthehet në rubin nga
miniera

Trupi bëhet shpirt i
plotë            

Pranvera e të
dashuruarve ka ardhur nga Rumi

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu
Enkeleda Suti  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty