POEZIBejan MaturPërzgjedhje poezish nga Bejan Matur

Përzgjedhje poezish nga Bejan Matur

-

E qëroj natën

Nga mishi i vdekur i diellit

Dhe si një shall

E mbështjell rreth

Kokës sime  

Një diell i vdekur nga Bejan Matur

 

 

Kur të kërkova ty

I hapa krahët e mi përmbi qytet

Të ndërtuar me gura të zinj, të
braktisur

Gjeta një pemë dhe u ula mbi degët e saj

Dhe klitha me dhimbje

Çdo grua e njeh vetë pemën e saj

Atë natë, unë kalova një qytet

Kaq të errët saqë errësira

Kishte frikë të hynte në të

Shpirti im ishte i vetmuar

Pa hijen e tij

Gulçova

Çdo grua e njeh vetë pemën e saj nga Bejan Matur

 

 

Unë di të pathënën 

Tani

Të gjitha shpresat e mia

Janë të investuara tek një mal

Ai strehon mundësinë

Ndoshta, një takim

Shumë shpritra delikat të fëmijërisë

Janë të fshehura në atë mal

Unë nuk e di se ku shtrihet e
braktistkur buzëqeshja jote

Apo vështrimi yt i papërfunduar

Trupi yt gjysëm i varrosur tradhëton

Atë që ka bërë

Dëmi ndodhi kur pashë pas

E rroka të vërtetën

Dhurata e fundit e takimit

Shumë vonë

A 
të kujtohet koha e të korrurave?

Drithëri, teksa binte tek tehu

Duke i treguar botës atë çka jemi

Plepat u drodhën atë ditë

Dhe ajri u ngrit

Me gëzimet e parnverës

Unë nuk e di se për çfarë u tha

Unë di vetëm atë që nuk u tha

Shkova e humbur tek plepat që
fëshfërinin

PO LËVIZJA NË GJAKUN TONË TË PATHËNËN

Por është shumë vonë

Kaq vonë

Saqë nuk do të gjej askënd

Edhe nëse ngjitem në mal

ASNJË NATË NDËRMJET NESH

AS ZJARR AS PRITJE

ËSHTË VETËM NJË MAL 

Unë di të parthënën nga Bejan Matur

 

 

Hija e kadifejtë e maleve

Harresa

Dhe asgjë më shumë

Gumëzhima e luginave

Zemra ime që dhimbte

Tani ne po kthehemi tek burimi

Prapa tek rrënjët tona

Vetëm në historinë e fisit dhe rracës
sonë

MELANKOLIA PRET

NË MAJË TË MALIT

AJO ËSHTË DHIMBJA E SË SHKUARËS

JO E JONA

Hija nga Bejan Matur

 

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda
Suti    

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty