ARTImpresionizmiJohn Singer Sargent, Portret i Zonjes X, 1884

John Singer Sargent, Portret i Zonjes X, 1884

-

John Singer Sargent, 1856-1925, ka qene nje artist amerikan me origjine italiane, i njohur per portretet e tij elegante te shoqerise. I konsideruar si piktori udheheqes i epokes eduardiane, klientela e tij perbehej nga njerezit me aristokrate dhe te modes ne Paris, Londer dhe Nju Jork. Virtuoziteti dhe teknika e tij e pikturimit ishte e ndikuar nga ngjyrat e shkelqyera dhe penelatat vibruese te impresionizmit dhe nga portretet e Diego Velazquez dhe Frans Hals. Udheheqesi i tij Carlous-Duran e mesoi ate qe ta aplikonte bojen drejteperdrejte mbi telajo me nje furce te ngarkuar me boje. Sargent eshte vleresuar si nje inovator duke sfiduar traditat e shijes se salloneve dhe eshte levduar per aftesine e tij per te nxjerre ne pah keto cilesi unike te pozuesve te tij me hijeshi. Portretet e tij te plota njihen per kapjen e nje momenti te vecante ne pavemendje kur pozuesit jane te relaksuar dhe me shume vetvetja. Objektet mbeshtetese shpesh perdoren per te sugjeruar mbi statusin social dhe punen e subjekteve te tij. Ne sallonin e vitit 1884, Sarget shfaqi ate qe eshte ndoshta piktura e tij me e famshme, Zonja X, nje portret i Virginie Amelie Avegno Gautreau, nje pariziene e bukur e famshme e martuar me bankierin francez Pierre Gautreau. Sargent e tregon ate duke pozuar ne nje fustan sateni te zi me rripa te perbere nga xhevahire. Trupi i saj qendron perballe shikuesve ndersa kokaeshte kthyer vetedijshem ne profil. Lekura e saj e zbehte e bardhe kontraston me fustanin dhe sfondin e ngjyrosur ku ajo eshte duke qendruar. Megjithese tani ky eshte nje portret i famshem, ai me shume u perqesh sesa u vleresua ne kete Sallon. Sargent e hoqi kete veper nga ekzpozita dhe i ngriti rripat ne menyre qe ai te varej persiper dhe jo per poshte. Kur Sargent ia shiti kete pikture Metropolitan-it ne vitin 1916, ai tha: “Supozoj se kjo eshte gjeja me e mire qe kam bere,” por ai i kerkoi muzeut qe te fshihte emrin e pozueses se tij.


Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty