KINEMATOGRAFIRoberto BenigniHIMN JETËS NGA ROBERTO BENIGNI

HIMN JETËS NGA ROBERTO BENIGNI

-

Të marr fymë, të flasë, të eci, të jem ky Zot i pabesueshëm
që jam, mrekullia e gjërave, edhe ajo e gjërave më të vogla, ajo që është
shpirtërore tek gjërat, unë i këndoj diellit në mëngjes dhe pasdite, dhe si
tani në perëndim…dridhem dhe mallëngjehem nga bukuria dhe nga mençuria e tokës,
dhe nga të gjitha gjërat që rriten mbi tokë, dhe besoj se, një gjethe bari nuk është
më pak sesa një ditë punë yjesh, dhe them se natyra është e përjetshme, gëzimi është
i përjetshëm, nuk shikoj asnjë papërsosmëri në univers, nuk shikoj asnjë kauzë
ku rezultati, në fund, të jetë i keq, dhe pyetjes që përsëritet…çfarë ka të
mirë në gjithë këtë?

 

Përgjigjja është që: ti je këtu, që jeta ekziston, që ti
je gjallë, që ky spektakël i magjishëm vazhdon dhe se ti mund të kontribuosh në
të me vargun tënd, dhe sepse dashuria ‘puthet’ me kuptimin e të gjitha gjërave,
lumturia…po, lumturia…kërkojeni, çdo ditë, në vazhdimsi, madje kushdo që më
dëgjon tani…le të vihet në kërkim të lumturisë, tani…në këtë çast, sepse e
keni, është me ju, sepse na e kanë dhënë të gjithëve neve, na e kanë dhënë me
pika kur kemi qenë të vegjël, dhe kjo është një dhuratë kaq e bukur, saqë ne e
kemi fshehur, ashtu siç bën qeni me kockën, dhe disa prej nesh e kanë fshehur
kaq mirë saqë nuk e mbajnë mend se ku e kanë fshehur, por e kemi, e keni…kontrolloni
në çdo vend, në çdo sirtar, në çdo cep të shpirtit tuaj, hidhni çdo gjë në ajër,
dhe do ta shikoni që do të dalë.

 

Lumturia ekziston, duhet të mendojmë gjithmonë për
lumturinë dhe nëse ndonjëherë ajo na harron ne, ne nuk duhet ta harrojmë kurrë
atë deri, në ditën e fundit të jetës sonë…duhet t’i themi po jetës, duhet ti
themi jetës një PO kaq të plotë, saqë të ketë forcën që të përmbysë të gjitha JO-të…dhe
ajo që kuptojmë është që ekziston një mister i madh dhe se duhet ta marrim jetën
ashutu siç është dhe se ajo që na bën më shumë përshtypje në botë është jeta…jeta
që ecën përpara dhe që nuk kuptohet se si ia del…po, si ia bën që reziston?

 

Por, si i duron të gjitha këto?

 

Edhe ky është një mister i madh dhe se ka kuptuar ende
askush…sepse jeta është shumë më shumë sesa ajo që mund të kuptojmë
ne…prandaj ia del të rezistojë…nëse jeta do të ishte vetëm ajo që kuptojmë
ne, do të kishte përfunduar shumë, shumë kohë më parë, dhe ne e kuptojmë që nga
çasti në cast mund të na ndodhë diçka e pafundme…jini të lumtur, dhe mbani
mend lumturia nuk duhet të kushtojë shumë, sepse nëse kushon shumë nuk është e
një cilësie të mirë…dhe për të transmetuar lumturi, duhet të jesh i lumtur…edhe
për të transmetuar dhimbje, duhet të jesh i lumtur…jini të lumtur…duhet të
kuptoni, të vuani, mos kini frikë nga vuajtja..e gjithë bota vuan…

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=amq9_jwFNFs 

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty