POEZICharles BaudelaireEdouard Manet, Olimpia, 1863

Edouard Manet, Olimpia, 1863

-

Eduard Manet, 1832-1883, beri dicka teresisht te re duke sfiduar teknikat tradicionale dhe duke zgjedhur subjekte nga ngjarje dhe rrethana te vet kohes se tij. Manet zhvilloi nje stil, duke krijiar forma jo nga nje perzierje graduale e toneve, por me zona diskrete te ngjyrave krah per krah. Megjithese, ai vizatonte mbi mjeshtrat e vjeter per strukturen, duke perfshire shpesh motivet e tyre, ai i dha atyre nje prekje ‘moderne’. Perqafimi i Manet-it qe Charles Baudelaire e ka quajtur ‘heroizmi i jetes moderne’ dhe menyrat e tij te guximshme me bojen frymezuan impresionistet e ardhshem. Le dejeuner sur l’herbe konsiderohet nga shume si pika e fillimit per Artin Modern. Megjithate, ajo u refuzua nga juria e Sallonit te 1863 dhe provokoi shume perqeshje. Ne vitin 1865, Manet shkaktoi nje skandal tjeter ne Sallon. Ne vepren e tij Olimpia, Manet ripunoi temen tradicionale te nudos se shtrire femerore. Paraqitja e nje gruaje nudo pa referenca mitologjike ose alegorike ishte dicka e turpshme ne syte e publikut te atyre diteve. Fakti qe Manet zgjodhi nje telajo ne madhesi te madhe, normalisht i rezervuar per subjektet fetare, historike dhe mitologjike per te paraqitur ne menyre te supozuar nje prostitute te klases se ulet nuk eshte se e ndihmoi edhe aq shume. Dhe pastaj ishin ‘fashat e bojes’ se Manet-it. Vepra e tij dukej si e paperfunduar. Aspektet tradicionale te piktures u injoruan gjeresisht. Manet keshtu nderonte Venusin ne gjume te Giorgione-s, Venusin e Urbinos te Ticianit dhe Maya-n e Goya-s. Refuzimi i Manet per t’u konformuar me traditen e ben ate ‘de facto’ lider te avantgardes.


Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty