Të tjeraÇFARË DO TË THOTË TË KËNDOSH NË GJININË VERISMO?...

ÇFARË DO TË THOTË TË KËNDOSH NË GJININË VERISMO? NGA TENORI JONAS KAUFMAN

-

Në verismo lejohet çdo gjë. Verismo është stili ku
emocionet kanë shumë më shumë rëndësi sesa cilësitë vokale të zërit. Kjo nuk do
të thotë se mund të këndosh verismo pa teknikë, apo me një zë të shëmtuar, nuk është
kjo çështja…sepse nuk është mënyra më elegante. Për të kënduar verismo, duhet
të kesh teknikë, dhe ti e përdor teknikën jo për të ndërtuar tingullin më të përsosur,
por për të joshur zërin që ai të jetë transportuesi i emocioneve të tua dhe
asgjë më shumë.

 

Verismo ka të bëjë me ‘shtrydhjen’ e emocioneve në një mënyrë
që është e pakrahasueshme me çfarëdo lloj stili tjetër opere. Ju e dini që unë
gjithmonë përpiqem të tregoj emocione të vërteta në çdo opera dhe ndonjëherë
kjo është diçka e lehtë dhe ndonjëherë, kjo nuk është aspak e lehtë për tu
arritur. Në këtë rast, tek verismo, duke qenë se, emocionet janë kaq të forta është
shumë e vështirë dhe shumë kërkuese dhe në fund të një pjese ju jo vetëm që
jeni fizikisht dhe vokalisht në limite, por mendërisht është…dua të them,
duhet të vësh aty shpirtin tënd. Dhe pas tri orësh vuajtjesh dhe të qari, dhe të
bërtiturash kjo është diçka që mund ta ndjesh. Më besoni për këtë.

 

Italianët bëjnë dallim ndërmjet verismo-s dhe operave të Puccini-t.
Pra kemi kompozitorët e verismo-s dhe kemi Puccini-n. Puccini ka pasur një stil
të ndryshëm. Ai ka qenë shumë më elegant dhe jo kaq i drejtëpërdrejtë, madje do
të thoja i ashpër me emocionet. 

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=W4qy0XTiVb8

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty