KINEMATOGRAFIAlejandro JodorowskyTAROTËT NGA ALEJANDRO JODOROWSKY

TAROTËT NGA ALEJANDRO JODOROWSKY

-

 

Letrat tarot do të të mësojnë se si të krijosh një shpirt.
Më kanë tërhequr gjithnjëato gjëra që më kanë tërhequr vëmendjen, që më
dukeshin interesante, por qënuk i kuptoja. Tarotët më magjepsnin sepse ishin
shumë tëçuditshme. Fillova që t’i studioja tarotët letër pas letre. Pashë
strukturën e tyre – 22 Arcana (mistere) të mëdha dhe 56 Arcana të vogla. Pashë
kostumet e tyre – shpata, shkopa magjikë, kupa dhe pentagrame. I identifikova
ato dhe kështu me rradhë. Pornuk i kuptoja letrat tarot. Pastaj fillova t’i përziej
letrat. Pashë se si mund t’i vendosja letrat bashkë dhe kuptova se 78 letrat mund
të bashkoheshin në një‘mandala’, në një imazh të vetëm. Ti i shikon letrat tarot
të gjitha menjehëherë dhe e kupton se ato janë një njësi. Dhe pastaj, studion
pjesët e ndryshme. Pasi të kesh analizuar këtë, do të mësosh se si të lexosh
tarotët.

 

Nuk duhet të flasësh për të ardhmen. E ardhmja është një
mashtrim. Tarot ështënjë gjuhë që flet për të tashmen. Nëse t’i e përdor atë për
të parë të ardhmen, atëherëje veç një mashtrues. Je thjesht një sharlatan dhe
asgjë më shumë. Për mua, tarotët janëdiçka më serioze. Ajo ështënjë kërkim i
thellë psikologjik. Kur ti punon me tarotët, ti shikon se ekziston mundësia, ekziston
sinkroni, çdo gjëështë e lidhur. Asgjë nuk ështëçështje probabiliteti. Nëse e vëshpirtin
tënd në diçka, ai fenomen do të ndodhë. Kur je i vendosur, kur futesh thellë në
atë dimension unë e quaj atë vallëzimin e realitetit, bota vallëzon rreth teje
dhe të jep atë që ti kërkon.

 

Një ditë erdhi dhe më takoi një memec. Nuk e di se sa vjeç
ishte. Dhe më tha, ‘Unë jam një pasardhës i familjes Camoin, ata që i kanë
printuar letrat tarot për dy shekuj. Dhe kam nevojë që ti të më ndihmosh qëtë
restaurojmë tarotin Marseille.’ Ai kishte letrat e vjetra prej druri të këtij
taroti të vjetër, ai kishte koleksione tarotësh…Ai më dha të gjithë
materialet që më nevojiteshin dhe e e restauruam atë tarot. Dhe ne e lamë ashtu
siç ishte ai fiks në vitin 1400. Nuk mundtë shkonim më tej, sepse nuk ka të dhëna.
Por ai është aq i vjetër saç mund të jetë. Ne restauruam 11 ngjyrat, simbolet, çdogjë.
Çdo gjë simbolizon diçka tek letrat tarot. Ajo është një enciklopedi simbolesh,
ajo është një gjuhë e madhe opktike.

 

Të gjitha letrat e lojrave që ju dini rrjedhin nga letrat
tarot, madje edhe letrat e pokerit. Është një lojë me letra. Ajo nuk ka 78
letra, ajo ka 26 letra më pak.Në Kabalah, 26 është numri i Zotit. Pokeri është
një lojë me letra pa Zotin.

 

Kudo ku shkoja, kam gjetur një letër të ndryshme tarot. Arrita
të bëja 1,500 letra të ndryshme taroti. Kisha një koleksion. Por e dija që
ekzisotonte një letër tarot nga e cila rridhnin gjithë letrat e tjera. ‘I vetmi
sekret, taroti i vërtetë, është taroti Marseille’, tha Breton.

 

‘Unë nuk e
kuptoj, por e respektoj atë.’ Kështu iu vura studimit të tarotit të Marseilles.

1.       I çmenduri – liri e
plotë, pa kufi, pa përcaktim;

2.       Magjistari – ështëfillimi,
zgjedhja, zgjedhja e duhur;

3.       Priftëresha – përvojë e
grumbulluar;

4.       Perandorja – një shpërthim
krijmtarie, pa asnjë sens drejtimi;

5.       Perandori – qëndrueshmëri
materiale, qëndrueshmëri e plotë. I qëndrueshëm;

6.       Papa – një hap përtej qëndrueshmërisë,
fillimi i shpirtërores;

7.       I dashuruari – më në fund
të mund të bësh atë që të pëlqen, të hysh në një marrëdhënie me botën.

8.       Qerrja – aksion në botë. Aksion
i plotë në botë;

9.       Drejtësia – të marrësh atë
që meriton;

10.   Heremiti – lidhje e thellë
me vetëveten, të kalosh nëpër një krizë për të ngritur llambën, që do të thotë,
të gjesh dritën tënde të brendshme;

11.   Rrota e fatit – është
fundi i një cikli.Na nevojitet diçka tjetër që të na ndihmojë të kalojmë në një
dimension tjetër;

12.   Fuqi – që të ndjesh thellë
libidon tënde, forcat e tua kafshërore dhe t’i materializosh ato;

13.   Dhymbëdhjeta – njeriu i
varur – të lidhesh thellë me anën tënde shpirtërore, të ndalësh së zgjedhuri, të
largohesh përkohësisht nga bota, të ndalësh botën dhe të futesh në kontroll me
veten tënde:

14.   Trembëdhjeta – Acarna pa
emër. Kjo nuk ështëvdekja. Është Acarna pa emër. Ai ështërevolucioni i madh,
transformimi në diçka të re;

15.   Katërmbëdhjeta – shërimi.
Të shërosh veten;

16.   Pesëmbëdhjeta – djalli. Të
hyjmë në kontakt me krijmtarinë tonë pa pasur frikë nga shikimi i vetëvetes. Të
jesh i vetëdijshëm nga ajo që të shtyn, qëështë shtysa jote në jetë, dhe t’i
materializosh ato;

17.   Shtëpia e Zotit – ajo që
dikur ishtee mbyllur, tani ështëe hapur. Të kalosh caqet, kufinjtë, të shkosh përtej
kufizimeve të tua mendore. Të shkosh përtej kufinjve të tu emocionalë, të
shkojmë përtej çdo kufizimi. Të hapemi;

18.   Shtatëmbëdhjeta – Ylli. Ylli
do të thotë të gjesh një vend dhe pasi ta kesh gjetur atë, të veprosh në botë. Të
marrësh nga kozmosi dhe t’i japësh tokës, të purifikosh jetën;

19.   Tetëmbëdhjeta – Hëna –
arketipi i madh i perceptimit, të Nënës Perëndeshë. Poezia, çmenduria,
perceptimi;

20.   Dielli – fillimi i një
jete të re, dashuri e plotë;

21.   Njëzeta  – Gjykimi – vepra e plotë, më në fund, kur ke
zbuluar animus dhe anima, anën tënde femërore dhe anën tënde mashkullore. Krijimi
i një mendimi androgjen qëçon në pasjen e një mendje superiore.

22.   Dhe bota – vetëdija e
plotë. Ana jote femërore, ana jote mashkullore, ana jote intelektuale, ana jote
seksuale, ana jote emocionale, ana jote tokësore.
 

Ne shkojmë
nga i çmenduri, që simbolizon lirinë e plotë…kalojmë nëpër të gjitha Arcana-t
deri sa arrijmë te bota, bashkimin e plotë. Bashkim, yoga, fe…të gjitha këto
do të thonë bashkim. Një organizëm qelizor është i gjallë kur ai ështëi lidhur
me mjediset e tij. Nëse organizmi i prenë lidhjet e tij me mjedisin, ai vdes. E
njëjta gjë vlen edhe për shpirtin njerëzor. Nëse nuk ke lidhje, nëse nuk
lidhesh me të vërtetë, edhe ti vdes. I çmenduri shkon në botë për tu lidhur me botën.
Kur je i lidhur me këdo, nuk ka armiq.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=mqnVKr9hf4A

Përzgjodhi
dhe përktheu Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty