Të tjeraNJË HISTORI E SHKURTËR E ARTIT NË FE

NJË HISTORI E SHKURTËR E ARTIT NË FE

-

Artet e bukura si
dimensioni estetik i fesë

Nga TED ED

 

Vetëm pak qindra vitet e fundit apo diçka e tillë filloi qytetërimi
perëndimor që të vendoste vepra arti nëpër muze, të paktën në muze që i ngjajnë
institucioneve publike që ne njohim sot. Përpara kësaj, më së shumti, arti i shërbente
qëllimeve të tjera. Ajo që ne sot e quajmë arte të bukura kishte të bënte, në
fakt, kryesisht me se si e përjetonin njerëzit dimensionin estetik të fesë.

 

Pikturat, skulpturat dhe tekstilet ishin media e atyre kohërave,
duke furnizuar me imazheri të gjallë për të shoqëruar historitë e ditës. Në këtë
kuptim, arti perëndimor ndante një qëllim utilitar me kultura të tjera nëpër
botë, gjuhët e disa prej të cilave nuk kishin as nj fjalë për artin. Pra si ta
përcaktojmë se çfarë duhet quajtur art?

 

Në përgjithësi, ne po flasim për vepra që komunikojnë në mënyrë
pamore kuptime përtej gjuhës, qoftë nëpërmjet përfaqësimit apo organizimit të
elementeve pamore në hapësirë. Evidenca të këtij lloj pushteti të ikonografisë,
apo aftësisë së imazheve për të dhënë kuptime, mund të gjenden me bollëk nëse
shikojmë artin nga historitë e feve kryesore të botës.

 

Thuajse të gjitha fetë, në një kohë apo një tjetër në
histori, kanë kaluar nëpër një lloj faze aikonike (e shprehur në simbole apo
supozime). Aikonizmi ndalon çdo paraqitje pamore të hyjnores. Kjo bëhet me qëllim
për të shmangur idhujtarinë, apo ngatërrimin ndërmjet përfaqësimit të hyjnores
dhe vet hyjnores. Pra për të qenë sa më real në marrëdhënien ndërmjet individit
dhe hyjnores.

 

Megjithatë, kjo mund të jetë diçka sfiduese për t’u ruajtur
për shkak të nxitjes për të përfaqësuar vizualisht dhe interpretuar botën rreth
nesh, një impuls që është i vërshtirë për t’u shtypur. Për shembull, edhe sot,
paraqitja e Allahut apo e Profetit Muhamed është e ndaluar, lëvdimi abstrakt i
hyjnores mund të gjendet tek modelet arabeske të dizanjove të tekstileve
islamike, me valëvitje mjeshtërore të penelatave dhe të kaligrafisë arabe, ku
fjalët e profetit marrin një rol të dyfishtë, njëherësh si letëri dhe si art
pamor.

 

Në mënyrë të ngjashme, në artin e periudhave më të hershme
të Krishtërimit dhe të Budizmit, prania hyjnore e Krishtit dhe e Budës nuk shfaqen
në formën njerëzore, por përfaqësohen me simbole. Në seciln rast, referenca
ikonografike përdoret si formë nderimi.

 

Përfaqësimet antropomorfike, ose paraqitja në formë njerëzore,
në fakt, u përhap në këto fe vetëm disa shekuj më vonë, nën ndikimin e
traditave kulturore që i rrethonin ato. Nëse do të flasim nga pikëpamja historike,
vlerësimi i publikut për artet pamore në termat përveç atij tradicional, fetar
apo si funksion social është një koncept relativisht i ri.

 

Sot, ne e “fetishizojmë” atë që është “fetish”. Ne shkojmë
në muze për të parë art nga epokat, por përvoja jonë atje është shumë larg kontekstit
të qëllimit fillestar të tyre se si duhet të shikoheshin ato. Mund të thuhet se,
shikuesit modern i mungon ‘pasuria’ e angazhimit që ata kanë me artin bashkëkohor,
i cili është krijuar për të përkuar në rëndësi me kohën e vet dhe që flet gjuhët
e veta kulturore.

 

Mund të të thuhet gjithashtu se, historia e asaj që ne e
quajmë art është një diskutim që vazhdon, teksa e tashmja jonë bashkëkohore të kthehet
në atë që për disa gjenerata të ardhshme do të jetë një e shkuar klasike. Ky
është një diskutim që reflekton ideologjitë, mitologjitë, sistemet e besimit, tabutë
dhe shumë më shumë për botën në të cilën ato janë krijuar.

 

Në kontekstin e një muzeu, veprat e artit nga vende dhe
kohë të ndryshme paraqiten së bashku me njëra-tjetrën, të izlouara nga
kontekstet e tyre origjinale, por ballafaqimi i tij ka përfitimet e veta.
Ekspozitat organizohen nga kuratorët, ose njerëzit që kanë bërë një karrierë
nga aftësitë e tyre për të rikontekstualizuar apo përzier artifaktet kulturore
në një prezantim kolektiv.

 

Atëherë, si shikues, ne jemi në gjendje që ta konsiderojmë
artin në kuadër të temave të përbashkëta që mund të mos jenë të dukshme në një
vepër të veçantë deri në çastin kur t’i shikoni ato së bashku dhe nga ku mund të
nxirren kuptime të reja mbi të cilat mund të reflekojmë. Nëse ne jemi kaq të
prirur, ne madje mund të fillojmë ta shikojmë çdo vepër arti si një pjesë bashkëkohore
të një tërësie të papërcaktuar, të unifikuar të përvojave të shkuara njerëzore,
një gjurmë që na çon tek pragu ynë dhe që vazhdon me ne, e hapur për këdo që kërkon
ta eksplorojë atë.  

 

Burimi:

https://www.youtube.com/watch?v=qfITRYcnP84

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty