KINEMATOGRAFIDavid LynchNGA VIJNË IDETË? NGA DAVID LYNCH

NGA VIJNË IDETË? NGA DAVID LYNCH

-

 

Lynch: Një ide vjen dhe ti e shikon, e dëgjon dhe ti e di.
Ideja të vjen si një TV që është në mendjen tënde.

 

Gazetari: Më kujtove një shprehje të Leonard Cohen që ka
thënë, ‘nëse do të dija vendin se nga vijnë këngët e mia, do të shkoja atje më
shpesh.’

 

Lynch: Absolutisht. Ne njerëzit nuk bëjmë asnjë pa asnjë
ide. Kështu, ato janë dhurata të bukura dhe unë e them gjithmonë se, dëshirimi
i një ideje është si karremi. Ti e hedh karremin dhe nëse kap ndonjë ide që ti
e do, atëhëre ajo është një ditë e bukur. Dhe pastaj, e shkruan idenë që të mos
e harrosh. Dhe ajo ideja që ti ke kapur mund të jetë vetëm një fragment i asaj
të plotës, çafërdolloj gjëje qoftë ajo me të cilën po punon. Por tani ti ke
edhe më shumë karrema. Duke menduar për atë fragment të vogël, për atë peshkun
e vogël që do të sjellë edhe më shumë ide që ti do ti kapësh dhe shumë shpejt
me sa më shumë ide të vijnë, ti ja sapo ke fituar skenarin tënd, ose një
karrige, ose një pikturë ose një ide për një pikturë. Idetë vijnë gjithmonë në
fragmente të vogla. Unë preferoj t’a mendoj sikur një puzzle-i është i gjithë i
plotë në një dhomë, diku atje, dhe pjesët burojnë nga aty për tek ne një nga një,
në një kohë të caktuar.

 

Gazetari: Pra Dabiv ka gjithmonë një dhomë tjetër diku…

 

Lynch: Kjo është diçka e bukur për ta mendur. Mendoje!

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Fxr-7O1Bfxg

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty