KINEMATOGRAFIDavid Lynch‘E GJITHA NATYRA S’ËSHTË VEÇSE NJË TEATËR MAGJIK.’

‘E GJITHA NATYRA S’ËSHTË VEÇSE NJË TEATËR MAGJIK.’

-

Upanishads (Tekste fetare sanskrite)

Nga David Lynch

 

Kinemaja është një gjuhë. Ajo mund të thotë gjëra; gjëra të
mëdha abstrakte dhe unë e adhuroj këtë gjë. Disa njerëz janë poetë dhe ata kanë
një mënyrë të bukur për të shprehur gjërat me fjalë, por kinemaja ka gjuhën e
saj. Këshu, me kinemanë ne mund të shprehim një ndjenjë, ose një mendim që nuk
mund të paraqitet në asnjë mënyrë tjetër. Kinemaja është një instrument magjik.
Për mua është kaq e bukur që të mendoj për këto imazhe dhe tinguj që rrjedhin
bashkë nëpër kohë dhe në sekuencë, duke bërë diçka që mund të bëhet vetëm nëpërmjet
kinemasë. Është kaq magjike…nuk e di përse, por p.sh., të shkosh në një
kinema, drita fiken, është shumë qetësi dhe pasta bie sipari dhe ti futesh në
një botë tejtër. Megjithëse kuadrot e një filmi janë gjuajse gjithmonë të njëjta,
i njëjti numër në të njëjtën sekuencë, dhe me të njëjtat tinguj, çdo ekranizim
i saj është i ndryshëm. Është një qark që fillon nga auditori tek filmi dhe
mbrapsht. Çdo person është duke parë, duke ndjerë, duke menduar dhe nga aty
nxjerrin secili në mënyrën e saj/tij kuptimin e gjërave. Mua më pëlqejnë
historitë që kanë abstraksion dhe kjo është ajo që mund të bëjë kinemaja.

 

Unë kam qenë një piktor. Pikturoja dhe kam ndjekur shkollë
arti. Nuk kisha asnjë interes për filmin. Një ditë po qëndroja ulur në një dhomë
të madhe studioje dhe po merresha me një pikturë që ishte për një kopësht natën.
Kishte shumë ngjyrë të zezë, me bimë të gjelbra që dilnin nga errësira. Papritur
këto bimë filluan të lëviznin dhe pastaj dëgjova erën dhe mendova sa fantastike
ishte kjo dhe fillova të mënedoja nëse filmi mund të ishte një mënyrë për t’i bërë
pikturat që të lëviznin.

 

Një ide është një mendim. Ajo ësstë një mendim që përmban
shumë më shumë nga sa ç’mendoni ju se ka ai kur mendim vjen tek ju. Por në atë çast
ndodh një shkëndijë. Dëshira për një ide është si një karrem. Ti hedh karremin
dhe pastaj pret. Dëshira është karremi që tërheq ato peshq për t’i kthyer në
ide. Peshqit e vegjël notojnë në sipërfaqe, ndërsa ata të mëdhejnjë poshtë
thellë. Nëse do ta zgjeroni mbajtësin e asaj me të cilën po peshkoni, që është,
vetëdija juaj, atëherë ju mund të kapni peshq më të mëdhenj.

 

Kur unë fillova të meditoja isha i mbushur me ankth dhe me
frikëra. Kisha një ndjesi dëshpërimi dhe zemërimi. Zëmërimi, dëshërimi dhe
vuajtja janë diçka e bukur në një histori, por ato janë si helm për regjizorin
ose për artistin. Për të krijuar duhet të kesh qartësi. Duhet të jesh në
gjendje që të kapësh ide të reja.

 

Jeta është e mbushur me abstraksion dhe e vetmja mënyrë që
ne të bëjmë kokë apo pil, siç bëjmë me një monedhë, është nëpërmjet intuitës
tonë. Intuitë do të thotë të shikosh zgjidhjen. Është bashkimi i emocionit me
intelektin. Personalisht mendoj se, intuita mund të mprehet dhe të zgjerohet nëpërmjet
meditimit, të zhytesh brenda vetes.

 

Brenda secilit prej nesh gjendet një oqean vetëdije, dhe
ai është një oqean me zgjidhje. Kur zhyteni në atë oqean, vetëdija juaj do të rritet
dhe rezultati përfundimtar i kësaj rritjeje të vetëdijes quhet ndriçim që është
potenciali i plotë për ne të gjithë.

 

Në këtë botë, tani, ka shumë, shumë gjera të errta që po
rrjedhin dhe shumica e filmave reflektojnë atë botë në të cilën ne jemi duke
jetuar. Në histori, tek ato botë ku hyjmë ka, vuajtje, konfuzion, errësirë, tension
dhe zemërim, por regjizori nuk duhet të jetë duke vuajtur në mënyrë që të arrijë
të tregojë vuajtje.

Negativiteti është si errësira, ti ndez dritën dhe errësira
zhduket. Ne jemi si llampat e dritës. Nëse hareja fillon që të rritet brenda nesh
ajo është si një dritë. Ju e shijoni atë dritë brenda vetes suaj dhe nëse kjo
dritë ndriçohet edhe më shumë, ju do të jeni në gjendje që të shijoni gjithmonë
më shumë prej tij. Dhe ajo dritë do të përhapet jashtë më larg dhe më larg. Ndoshta,
ndriçimi është larg, por thuhet se, nëse ecën drejt dritës në çdo hap, gjërat do
të shkojnë më mirë. Çdo ditë për mua bëhet gjithnjë edhe më e mirë. Dhe unë
besoj se, gjallërimi i bashkimit në botë do të sjellë paqe në tokë.

 

Kështu që, unë ju uroj paqe të gjithëve juve.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=JYFxTO6nDE0

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty