KINEMATOGRAFIAlejandro JodorowskyÇFARË ËSHTË DASHURIA? Lexim Tarot nga Alejandro Jodorowsky

ÇFARË ËSHTË DASHURIA? Lexim Tarot nga Alejandro Jodorowsky

-

 

Falëminderit Catherine që ke bashkëpunuar me mua për
realizimin e filmit tim “Poezi e Pafundme”. Faleminderit!  

 

Mua më pëlqen që do të të lexoj letrat Tarot sepse ti nuk
më ke dhënë asnjë informacion. Ti më ke dhënë emrin tënd. Nuk më ke dhënë
mbiemrin tënd dhe as moshën tënde. Ti nuk bën asnjë pyetje dhe nuk më ke dhënë
as tre numrat që më nevojiten për të të lexuar letrat Tarot.

 

Ti thjesht më thua:

MË FLIT PËR DASHURINË!

 

Kjo është e pabesueshme sepse përpara leximit të letrave
tarot macja ime kaloi këtu dhe ma bëri bluzën pis, e shikon? Këtu, tek gjoksi. Unë
nuk mendoj se është një plagë, por unë kam dashurinë e maces sime në gjoks, e
shikon? Është dashuria e maces sime. Shikoje, ja tek është macja. Shikoje
macen. Ja ku është. Shiko, shiko, hej…Ja ku është, e shikon? Eja këtu. Për
mua është një formë dashurie e përsosur, sepe ajo nuk më kërkon asgjë. Ajo është
aty, dhe thjesht ka një marrëdhënie të paqtë me mua, dhe kurdoherë kur i
nevojitet ndonjë gjë, për të ngrënë, ma kërkon në mënyrë të paqtë. Para së
gjithash, dashuria që unë kam për macen është mirënjohja e madhe për ekzistencën
e saj.   

 

Ashtu siç kam forcën për të të lexuar letrat Tarot, sepse
përpara meje, është e dashura ime Pascuale që po më filmon. Dhe unë ndjej një
mirënjohje të madhe, të madhe, para së gjithash, për ekzistencën e saj. Dhe, për
ekzistencën e saj, unë nuk falënderoj atë, por falënderoj Universin që e ka
krijuar atë. Falënderoj fatin që ma soli përpara syve. Unë po lexoja Tarot.
Ngrita kokën dhe e pashë. Në moshën 74 vjeçare, kur nuk besoja më fare në ekzitencën
e dashurisë. Në çastin kur e pashë shpirti im shërtheu dhe çdo gjë ishte bërë
tashmë. Dua të them, vetëm me një shikim, ishte takimi i së përjetshmes që
njeriu e pret për një kohë të gjatë. Dhe ja ku jemi, ne të dy. Dhe e njëta gjë
i ndodhi edhe asaj. Ma kalo kameran, të lutem. Unë shpresoj që t’ua tregoj
juve.    

 

Çfarë është dashuria sipas teje, Pascuale?

Je ti! Për mua, je totalisht ti.

Por absolutisht!

 

Por kush jam unë?!

Dashuria e jetës sime, e përjetësisë sime.

Atë dashurinë që e gjen vetëm, një herë në jetë.

 

Faleminderit, Pascuale!

 

Atëherë unë thjesht do të përziej letrat duke u ndihmuar
nga kjo shenjë e vockël. Unë do të zgjedh letrat në mënyrë që letrat Tarot të të
falsin ty për dashurinë, dhe jo unë. Do të filloj me letrën e parë. Nxjerr letrën
e dytë, ndërsa kjo tjetra thjesht kërceu vet. E treta, e cila është e fundit që
do të të lexoj. Atëherë, para së gjithash, të ka rënë YLLI. Kjo letër është
shumë e bukur nëse do të flasim për dashurinë. Sepse gjëja e parë që duhet të
shikojmë në këtë letër është se ai ka një gju të përkulur, është mbi një gju të
përthyer, e shikon? Pra duke qenë me këmbë të përthyer mbi tokë do të thotë
adhurim për tokën, adhurim për vendin. Të jesh lakuriq do të thotë të adhurosh
trupin e dikujt. Sepse dashuria që ka njeriu për të qenë i pranishëm duhet që
t’i jipesh tjetrit. Njeriu përmirësohet që të jetë një dhuratë. Dhe pastaj si
mund të duash të hysh në Univesin e njeriut tënd të dashur NËSE NUK E PARFUMOS
VETEN SHPIRTËRISHT, nëse nuk e zhvillon të vërtetën, sepse ti je e vërtetë,
origjinale. Nëse nuk kërkoni për të bukurën, të bukurën në ndjenjat tuaja, në të
bukurën që është i gjithë Universi? Dhe si mund ta gjeni dashurinë nëse ju nuk
zhvilloni në veten tuaj mirësinë, që është simpati për gjithçka që ekziston?
Sepse gjithçka që ekziston do të përfundojë, do të zhduket dhe do të marrë një
formë tjetër. Është simpatia për format, sepse çdo formë ëhstë e përkohshme.
Por është gjithashtu edhe mirënjohja e madhe për ndryshimin që do të shkaktojnë
këto forma.

 

Vdekja nuk është fundi i dashurisë.

Vdekja është dera që na çon tek përmbushja e përjetshme e
dashurisë në një formë tjetër.

 

Pataj YLLI, e shikon? Është ne mes të kozmosit. Ai nuk është
i mbyllur në vetvete. YLLI është i vërtetë, e shikon? Dhe ai ka dy poçe që po
jep spiritualitetin dhe trupin e tij. Sepse trupi është gjithashtu parajsa e
tjetrit, ashtu siç janë shpirti dhe fryma parajsa të njëri-tjetrit. Pastaj YLLI
është një qëndrim dashamirës dhënës, duke dhënë, dhe në të njëjtën kohë në një
qëndrim të madh, të madh marrjeje, duke marrë.

 

Letra e dytë është FORCA. Por cila forcë? Epo, Universi na
ka dhënë një përkufizim…nuk do të thoja një përkufizim, por një gjendje të veçantë
seksuale. Dashuria duhet të përmbush focën e saj seksuale, të gjejë shpirtin
binjak. Dhe se bashku ata shkaktojnë një shpërthim të kënaqësisë, një takim të
energjisë krijuese totale. Dashuria pretendon që të bëjë diçka së bashku me atë
njeriun tjetër. Nëse nuk janë fëmijë, që është qëllimi kafshëror, është qëllimi
shpirtëror, për të bërë një detyrë që të marrë pjesë në krijimin e vetëdijes, në
krijimin e shpirtit, në këtë Univers material.

 

Dhe e fundit, të ka rënë I VARURI.

I VARURI është shumë interesant, sepse i varuri është…shiko
në këtë letër. Ka pemë të prera, dhe nëse i numëron, janë 12 të prera. Ata mund
të jenë të 12 dishepujt. Këto të prera që shikon janë të 12 dishepujt. Dhe në
gjoksin e tij ai ka 10 nga ato që mund të quhen kopsa. Por ato janë pema
biblike, pema e dijes, pema që do të jetë në qendër të Jeruzalemit hyjnor, që është
një qytet i shenjtë, si një letër Tarot. Dhe shpirti i shenjtë zbret drejt
Jeruzalemit hyjnor dhe jep 12 fruta të pemës së dijes. Duhet të studiosh pemën
kabalistike për t’u zgjeruar mbi atë që po them, sepse është shumë e gjatë për
t’u thënë kështu. Por është pasuria shpirtërore, thesari i brendshëm.

 

Dashuria do të thotë të pranosh, të njohesh tek ti
thesarin e brendshëm. Dhe çfarë mund të jetë tjetër thesari i brendshëm sesa një
fragment i Zotit që ti ke brenda vetes? Sepse ky Univers…Si mund të mendosh që
ai është krijuar vet?! Si? Nëse shikoj disa bimë këtu dhe mënyra se si ato
rriten ëshët një mister! Ajo inteligjenca që ekziston tek kafshët, tek
mikrobet, tek çdo gjë! Ky shtë një Univers i gjallë.

 

Jeta!

Dhe çfarë është Jeta?

Çfarë frymon jeta?

Ky Univers është Zoti! Ja çfarë ëhstë!

Ne jemi tek Zoti. Ky Univers është Zoti!

Ne jemi pjesë e kësaj gjësë së pabesueshme, që nuk është
një gjë, nuk di se si ta përkufizoj. Kjo gjëndje jete totalisht e pabesueshme.

Kjo është dashuria!

Dhe thesari i brendshëm është Zoti i brendshëm që ju e
kërkoni, e kërkoni dhe e kërkoni.

Dhe kur ta gjesh thesarin e brendshëm, ti do të hapesh, ti
do t’i hapesh absolutisht tjetrit, tek hyjnorja që mëshirohet tek ai tjetri.

 

Çfarë mund të të them tjetër?

Fjalët nuk mund të përshkruajnë ndjenjat.

Ato mund t’ju drejtojnë, por ndjenjat, dëshirat, madje
edhe mendimet janë përtej fjalëve.

Ato lindin në këtë heshtjen e pafundme që shpalos jeta.

 

Kjo është gjithçka që mund të të them Catherine.

Shpresoj që të të pëlqejë.

Falëminderit!

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

https://www.youtube.com/watch?v=Z4blpbkheoA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty