Arti është një plagë që kthehet në dritë.
– Georges Braque
Kam bërë një zbulim të madh. Unë nuk
besoj më në asgjë. Objektet nuk ekzistojnë për mua për aq kohë sa ekziston një
raport ndërmjet tyre dhe mua. Kur ti fiton këtë lloj harmonie, arrihet një lloj
joekzistence intelektuale, ajo që mund ta përshkruaj si një ndjesi paqeje, e
cila e bën çdo gjë të mundur dhe të drejtë. Pastaj jeta bëhet një zbulim i përhershëm.
Kjo është poezia e vërtetë. – Georges Braque
Realiteti vetshfaqet vetëm kur ndriçohet
nga një rreze poezie. – Georges Braque
Me kalimin e moshës, arti dhe jeta bëhen
një. – Georges Braque
Në arti ka vetëm diçka të vlefshme: atë
që nuk mund ta shpejgosh. – Georges Braque
Të shpejgosh misterin e një pikture të
madhe – nëse diçka e tillë do të ishte e mundur – do të bënte një dëm të pandreqshëm.
Nëse nuk ka mister, atëherë nuk ka poezi, cilësia që unë vlerësoj përmbi çdo gjë
tjetër në art. – Georges Braque
Unë nuk besoj tek gjërat.
Unë besoj tek marrëdhëniet.
Nga Georges Braque
Ajo që më ka tërhequr më shumë dhe që ka
qenë përparimi më i madh i Kubzimit ishte se si ta shprehje materialin në këtë
hapësirë të re mbi të cilën kisha një ide. Kështu që, fillimisht fillova të
pikturoja vetëm natyra të qeta, sepse në natyrë ka një hapësirë të prekshme,
disa do të thoshin thuajse manuale….që ka qenë piktura më e hershme Kubiste –
kërkimi për hapësirë. – Georges Braque
Piktura përfundon, kur zhduket ideja. – Georges Braque
Unë nuk mund ta portretizoja një grua në
të gjithë vetminë e saj natyrale. Nuk e kam këtë aftësi. Askush nuk e ka.
Rrjedhimisht, unë duhet, të krijojë një lloj të ri bukurie, bukurinë që më
shfaqet lidhur me volumin e linjave, të masës, të peshës dhe nëpërmjet kësaj
bukurie të interpretoja impresionet e mia subjekive. Natyra është thjesht një
pretekst për kompozim zbukurues, plus ndjenjë. Ajo sugjeron lëvizje, dhe unë e
përkthej këtë emocion në art. Unë kërkoj që të shprehë absoluten, jo thjesht
gruan artificiale. – Georges Braque
Piktori mendon në termat e formës dhe të
ngjyrave. Qëllimi nuk është që të merresh me rindërtimin e një fakti
anektodial, por me përbërjen e një fakti piktorial. – Georges Braque
Merrini zogjtë që i keni vënë ne rë në
pikturat e mia të fundit. Unë nuk kam menduar kurrë për to, ato thjesht
materializohen me pëlqimin e tyre; ato lindin në kanavacë…Është absurde që të
lexosh ndonjë lloj rëndësie simbolike tek to. – Georges Braque
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti