KINEMATOGRAFIBong Joon-hoANALIZË E FILMIT “PARASITE” - FUQIA E SIMBOLEVE!

ANALIZË E FILMIT “PARASITE” – FUQIA E SIMBOLEVE!

-

 

Filmi “Parasite” është një satirë sociale e tensionuar
rreth një familje të varfër, Kim-ët, të cilët mashtrojnë për t’u bërë shërbëtorët
e një familje të pasur, Parks-ët. Në vitin 2020, ky film hyri në histori dukë u
kthyer në filmin e parë jo në gjuhën angleze që kishte fituar ndonjëherë Çmimin
e Filmit më të Mirë tek Çmimet e Akademisë (Oscars). Diçka e tillë ngre pyetjen
përse u bë e mundur që ky film nga Korea e Jugut të rrezatonte nëpër të gjithë
botën? Për këtë  pyetje ka shumë përgjigje.
Bashkëshkuresi dhe regjizori Bong Joon Ho e ka ekzekutuar me mjeshtëri filmimin
e filmit nga fillimi deri në fund, performancat janë bindëse, dhe fabula tregon
historinë e një zhgënjimi në një mënyrë të thellë. Por unë dua që të fokusohem tek
një aspekt në veçanti, mënyrën se si “Parasite” përdor me zgjuarsi simbolet dhe
motivet për të shprehur temën e saj. Këto janë instrumente të cilat mund të
transhendojnë kulturën dhe gjuhën, duke e drejtuar fokusin tonë tek eksplorimi
që filmi i bën pasurisë përkundrejt varfërisë, sërish dhe sërish. Kështu, sot,
unë dua të tregoj se si Bong Joon Ho ngre simbole kyçe për të përfaqësuar
besimet aspiruese të familjes Kim, si edhe të vërtetën së cilës ata nuk mund t’i
shpëtojnë. Për të eksploruar se si këto simbole zhvillohen në motive që
pasurojnë udhëtimin emocional të personazhit dhe për të ekzaminuar mënyrën se
si këto motive çojnë në një fund shpërthyes që përbën tematikën e filmit. Le të
shikojmë “Parasite”. Një simbol është thjesht diçka që përfaqëson apo qëndron për
diçka tjetër. Dhe siç vëren John Truby, ky përfaqësim i thjeshtë mund të ketë
një imapkt të fuqishëm mbi një audiencë. 
Simbolet janë një gjuhë e fshehur, e cila e rrëmben emocionalisht
audiencën. Ashtu siç është lënda një energji shumë e përqëndruar, një simbol është
një kuptim shumë i përqëndruar. Tek “Parasite” ka shumë simbole, por janë dy prej
tyre në veçanti që unë dua t’i ndjek, guri që shikon dhe aroma. Guri që shikon
prezantohet herët në film, shumë shkurt pasi ne takojmë familjen Kim. Që në
skenën e parë, ne kuptojmë që ata jetojnë një jetë në varfëri. Por i biri, Ki-Woo,
beson se ata mund të dalin nga varfëria dhe të bashkohen me klasën e pasur. Kur
miku i pasur i Ki-Woo-së i bën një vizitë familjes, ai u sjell atyre një dhuratë,
një gur që shikon. Qëllimi është i qartë, guri që shikon është një simbol. Bong
Joon Ho thotë se, “Atij guri i është caktuar ky 
pozicion unik. Ai është një lloj fiksimi për djalin e ri.” Përgjatë
filmit, ai po përpiqet që të imitojë Min, mikun e tij të pasur, i cili e futi
atë në këtë botë. Pas dhënies së gurit Min zhduket nga filmi. Por guri është si
një lloj mbetje e personazhit të tij. Guri që shikon përfaqëson besimin e Ki-Woo-së
që ai është i destinuar për një të ardhme më të suksesshme, ashtu si miku i tij
Min. Ky simbol i parë prezantohet herët në film në faqen nëntë, por simboli i
dytë që dua të ekzaminoj nuk prezantohet në mënyrë eksplicite (të hapur) deri në
faqen 57. Në këtë pikë në histori, e gjithë familja Kim është infilturar në shtëpinë
e Parks-ve, duke u maskuar si të huaj në pozicione të ndryshme shtëpiake. Dhe
siç thotë Bong Joon Ho, “puna që marrin këto personazhe, kujdestaria, kujdesi
për shtëpinë, dhe shoferllëku, paraqesin një çast të rrallë ku të pasurit dhe të
varfrit janë së bashku në një hapësirë shumë private dhe shumë të ngushtë me njëri-tjetrin
saqë ata mund të ndjejnë edhe aromën e njëri-tjetrit. Ky është lloji i ‘kurdisjes’
së përsosur në histori. Kur djali i familjes Park e vë re se, të gjithë Kim-ët
kanë të njëjtën aromë, ai po kërcënon pa e ditur zbulimin e identitetit të tyre
të vërtetë. Por përtej të shërbyerit të një funksioni në fabul, aroma përdoret
si një simbol. Ajo përfaqëson varfërinë e Kim-ve që veçanërisht Kai-Tek, nuk
mund t’i shpëtojë.  Por në vend të
prezantimit të thjeshtë të një simboli dhe përdorimin e tij vetëm një herë,
simbolet mund të përsëriten, madje edhe të manipulohen me kalimin e kohës. Siç
shkruan sërish John Truby, “Një simbol krijon një rezonancë, si rrathët që përhapen
në një pellg, çdo herë që ai shfaqet. Teksa simboli përsëritet, rrathët
zgjerohen dhe ri-vibrojnë në mendjet e audiencës shpesh madje pa qenë të vetëdijshëm
për të. Kur simbolet përsëriten, ato krijojnë një motiv. Fjala motiv ka disa përkufizime,
por për qëllimin e kësaj video ne do të përdorin përkufizimin fjalë për fjalë të
detajuar në një artikull nga MasterClass. “Motivi është një teknikë letrare që
konsiston në një element të përsëritur që ka rëndësi simbolike ndaj një vepre
letrare.” Kështu tek “Parasite,” prezantimi me gurin që shikon si një përfaqësim
të aspiratës së Ki-Woo-së për pasurinë krijon një simbol. Por kur filmi sjell në
mënyrë të përsëritur gurin që shikon mbrapsht, ai kthet në një motiv. Pra çfarë
ka kaq të veçantë në përsëritjen e një simboli për të krijuar një motiv? Le të
shikojmë se si dhe kur e kthen mbrapsht “Parasite” gurin që shikon për të
ekzaminuar këtë. Duke u kthyer më herët në film, pasi Ki-Woo merr gurin, ai
fillon të ndërmarrë vendime të guximshme për ndjekjen e aspiratave të tij për
pasuri dhe status. Me rekomandimin e Min-it, dhe pas fallcifikimin e një
diplome kolegji, ai fiton një pozicion kujdestarie tek familja Parks. Kështu, kur
familja Kim duket se ka arritur një farë suksesi, skenari kthen mbrapsht
simbolin e gurit që shikon. Një burrë i shkurtër, që mezi rri në këmbë po urinon
në cep. Ki-Woo kërcen, ai rrëmben gurin që shikon nga tavolina dhe ecën drejt
derës. Duke parë sërish simbilin e gurit që shikon na kujtohet kuptimi i tij
fillestar, aspiratën e Ki-Woo-së për pasuri dhe status. Por kur ne e pamë atë për
herë të parë, Ki-Woo nuk kishte asnjë prospekt, tani ai dhe familja e tij janë
drejt rrugës për ta arritur këtë qëllim. Herën tjetër që ne shikojmë gurin,
aspirata e Ki-Woo-së janë të rrezikuara. Pasi familja Parks thuajse zbulon identitet
e e tyre të vërteta, Kim-ët kthehen në apartamentin e tyre në gjysëmbodrum dhe
e gjejnë atë plotësisht të përmbytur. Diçka prek këmbën e tij në ujë. Ai përkulet
dhe arrin thellësi të dendura, duke gjetur në fakt gurin që shikon që Min i dha
familjes si një dhuratë. Është sikur sapo ka gjetur një thesar të çmuar. Sërish
ne kujtojmë kuptimin e tij. Aspiratë e parë për pasuri dhe status, dhe më pas
atë që u duk si sukses drejt atij qëllimi. Dhe tani, teksa Ki-Woo e mbërthen atë
në gjoks, ne e shikojmë se si kapet ai në mënyrë të dëshpëruara pas këtij qëllimi
që po i rrëshqet. Kjo rindodhje ka krijuar një motiv, që kthen për jashtë ndjenjat
e brendshme të Ki Woo-së rreth pasurisë dhe statusit. Simboli i aromës kthehet
në një motiv po ashtu. Pas prezntimit të tij si një përfaqësim të varfërisë së
cilës Ki-Tek-u nuk mund t’i shpëtojë, kjo ide përforcohet sërish dhe sërish. Ki-Tek
bëhet nervoz, ai i mban aromë këmishës së tij. Ki-Tek, Ki-Woo dhe Ki-Jung nuk
mund të bëjnë asgjë, por në heshtje marrin goditje pas goditje. Marrëdhënia e
familjes Park me varfërinë dhe linjën e padukshme që i ndan ato, eksplorohet përgjatë
filmit duke përdorur motivin e aromës. Tani kemi parë se si një histori mund të
marrë diçka si një gur dhe ta mbarsë atë me kuptim për të krijuar një simbol,
dhe se si mund të përsëritet ai simbol, si mund të komentohet, dhe të
manipulohet për të krijuar një motiv. Por në këtë progres është edhe një hap i
fundit. Tek “Parasite”, të dy motivet së bashku shprehin tematikën e historisë.
Pra çfarë është tema? Tematika është një mësim që ti mund ta marrësh me vete
nga një histori e cila mbështetet tekstualisht nga historia. Pra ajo është diçka
që mund ta tregosh. Kjo është këtu, dhe kjo është atje, dhe kjo është aty. Të
gjitha këto janë të lidhura me këtë pyetje të madhe rreth jetës, apo njerëzimit,
apo universit. Por atëherë nga ndryshon tema nga motivi? Si terma teknikë, ato
përdoren shpesh në mënyrë të këmbyeshme, megjithëse motivi varion veçanërisht në
kuptimet e tij. Por si një rregull i përgjithshëm pune për diskutimin e
narrativës, tema është abstrakte dhe motivi është konkret. Në thelb, një motiv është
diçka që ju mund ta tregoni, t’i vini gishtin në tekstin e një filmi. Guri që
shikon shfaqet mbi ekran, aroma diskutohet në dialogun e personazheve. Por tema
është kuptimi që po shprehet nga këto motive. Tek “Parasite,” ne mund ta
shikoijmë këtë me më shumë qartësi deri sa historia arrin klimaksin e saj. Pas
ikjes së tyre dhe përmbytjes së shtëpisë, ne shikojmë një lloj dëshpërimi që
fillon të zërë vend tek Ki-Tek. Motivi i aromës rikthehet sërish dhe sërish për
t’i kujtuar Ki-Tek-ut se vendi i tij është me klasën e ulët, duke e çuar atë
drejt pikës së thyerjes. Ndërkohë, Ki-Woo është shumë afër për të arritur ëndrrën
e tij për pasuri dhe status. Por ka një problem. Amvisa e pëmarshme e shtëpisë
dhe bashkëshorti i saj, të lidhur në bodrum, e dinë identitetin e vërtetë të
Ki-Woo-së dhe mund të shkatërrojnë gjithçka. Kështu, motivi i gurit që shikon
rikthehet dhe ai e mbërthen simbolin për ta përdorur si një armë kundër atyre që
përpiqen të kërcënojnë ëndrrën e tij. Por ndërkohë që Ki-Woo po shpreson që ta
përdorë gurin për ta çliruar njëherë e përgjithmonë nga varfëria, në fakt ai
kthehet në një simbol të shkatërrimit të tij. Dhe në këtë çast rikthehet edhe
motivi i aromës, një herë të fundit, në klimaksin e dhunshëm të filmit. Kur
Ki-Tek përballet me faktin që aroma e varfërisë është një pjesë e pazgjidhshme
e asaj që ai është, dhe më në fund këputet. Simbolet prezantohen dhe u caktohen
kuptime, përsëriten dhe modifikohen për të krijuar motive, të cilat përfundimisht
shprehin më shumë sesa historinë e temës kyçe. Njerëzit e varfër, pavarësisht ëndrrave
të tyre, shpesh nuk e kanë fuqinë për t’u bashkuar me klasën e pasur.
“Parasite” është një shembull i shkëlqyer se si të përdorësh mjetet letrare të
vjera të simboleve dhe motiveve për të lartësuar një premtim tashmë të madh.
Ato mund të transhendojnë gjuhën dhe kulturën, duke krijuar histori që
rrezatojnë nëpër të gjithë botën. Dhe në rastin e “Parasite”, rezultati është një
satir sociale e përsosur nga pikëpamja e intonacioneve, që flet për kohët tona
dhe duke na lënëme një film që është kthyer në një simbol më vete.      

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=he3x5flTFPg

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty