ARTGotiku AmerikanSI U KTHYE NË IKONË PIKTURA “GOTIKU AMERIKAN”?

SI U KTHYE NË IKONË PIKTURA “GOTIKU AMERIKAN”?

-

Dy njerëz, një shtëpi, dhe pak qiell.

A nuk është paksa i mbivlerësuar?

 

Vetëm një sekondë, vetëm një sekondë…uleni pak poshtë atë
sfurkun me tre maja…

 

Unë e kuptoj që Grant Wood ka bërë një pikturë të
pabesueshme. Ju mund ta vini re këtë në të gjitha detajet e vockla si, për
shembull, se si përsëriten linjat e sfurkut në shtëpi, apo modelet bashkëkohore
në perdet e dritareve dhe tek fustani i gruas. Piktura është teknikisht
komplekse. Por nëse bëni një kërkim mbi të dhe ajo që do t’ju shfaqet në
kërkimin Google është  “Parodia e Gotikut
Amerikan.” Faqe dhe faqe saktësisht me të njejtën shaka. Star Wars,
Minions…ka kaq shumë parodi. Ju nuk do të shkoni askund nga Show “Rocky
Horror Picture”, “Janet,” deri tek Mulan, “pa përmendur që ata do ta humbasin
fermën,” vetëm me disa linja të këndshme. Këto paraodi kanë ndodhur sepse ato
ishte diçka më e madhe që e bëri pikturën kaq të famshme.

 

Të kuptoj sekretin e suksesit të Gotikut Amerikan, në
fakt, me ka ndihmuar që ta vlerësoj atë për herë të parë. Askush nuk do të kishte
hamendësuar se piktura e Grant Wood-it do të ishte një sukses kaq i madh. I
lindur afër Anamosa-s, në Iowa, ai u rrit në një qytet të madh: Cedar Rapids. Por
në vitet 1920-të ai udhëtoi shpesh në Evropë. Impresionismi ishte një frymëzim.
Po ashtu edhe Pointilizmi. Artistët më të mëdhenj e ndikuan atë gjithashtu. Ai
ka thënë se, vështrimet në pikturat e Jan van Eyck e kanë ndryshuar artin e
tij. Mendoj se, mund ta shikoni në këto fytyra të gjata, të sheshta që Wood i
ka vizatuar vet. Rezultati i atyre udhëtimeve ishte një djalë i cili ishte gjysëm
artist evropian, dhe gjysëm djali fshati Iowan-ian.

 

Kështu, kur Wood kaloi afër kësaj shtëpie në Eldon, të Iowa-s,
ai pa diçka. Diçka gotike, atë dritare të çuditshme, disi ogurzezë, dhe diçka
ameriane gjithashtu. Ai bëri skica të shtëpisë, dhe rekrutoi dentistin, dhe po,
motrën e tij, si modele për pikturën. Pati disa dredhime teksa piktura po
zhvillohej. Barërat e këqia përpara shtëpisë u zhdukën. Grabuja u zëvendësua me
një sfurk. Wood thoshte se, kishte zgjatur fytyrën e motrës së tij, kështu ajo
nuk u njoh si gruaja e dentistit më të moshuar.

 

Wood e përfundoi atë në vitin 1930. Atë vit, piktura u
shfaq në Institutin e Artit në Çikago, për një konkurs. Por ajo mori çmimin e
bronztë; vendin e tretë! Përmendja e parë në The New York Times u zvogëlua nga
një reklamë për mjekimin me acid të stomakut. Wood ia shiti Gotikun Amerikan
muzeut për 300 dollarë. Kjo është pyetja e madhe.

 

Si ia doli një pikturë e vendit të tretë, me vlerë 300
dollarë, që paraqet një dentist dhe motrën e artistit, që të kthehej në një
ikonë?

 

Amerika pësoi shumë ndryshime gjatë viteve 1800 deri në
vitet 1920. Kjo tabelë tregon të gjitha punët. Puna që ze vendim më të madh është
bujqësia. Në vitin 1880, thuajse gjysma e të gjithë amerikanëve ishin në ferma.
Tani le të shkojmë në vitet 1920. Bujqësia shkoi nga 48% në vetëm 25%. Në vitin
1880, thuajse 30% e amerikanëve jetonin në qytete. Deri në vitin 1920, kjo shifër
kishte arritur në më shumë sesa gjysmën. Amerika ishte e ndarë ndërmjet qytetit
dhe fshatit. Në vitet 1920 dhe 1930, njerëzit e qytetit filluan që të pinin
duhan. Kritiku H. L. Mencken është një shembull i mirë. (Përfytyroni Bill
Maher, por 20 herë më shumë të njohur pikë IQ-je, dhe më pak i majmë.) Mecken i
quante njerëzit e qytezave të vogla “booboisie” (njerëz budallenj). Kjo ishte
diçka e zakonshme.

Në vitin 1920, libri “Main Street” (rruga kryesore) ishte
një risi hit e cila, në thelb, kishte të bënte me se si qelbeshin qytezat e
vogla. Gotiku Amerikan paraqiste ekulibrin e përsosur për këtë luftë të madhe,
të ndyrë. Disa njerëz të qyteteve e panë çiftin e pikturës së Gotikut Amerikan
si “booboisie.” Disa njerëz të fshatit e panë atë si amerikanë origjinal,
autentik.

 

A e mbani mend atë fustanin blu dhe të zi ( apo fustanin e
bardhë dhe të artë) që u bënë virale në Buzzfeed? Ajo nuk u bë virale sepse
ishte një fotografi madhështore, por u bë virale sepse ishte një luftë e madhe.

 

Në vitetet 1930, Gotiku Amerikan nuk ishte edhe aq i
ndryshëm. Grant Wood e dinte se çfarë po bënte. Ky është autoportreti i Grant Wood
i vitit 1935, Kthimi nga Bohemia. Ai po përpiqet që të duket si një artist
solid nga Iowa. Por ai ishte gjithmonë Bohem, gjithashtu.

 

Në vitin 1932, Wood pikturoi “Vajzat e Revolucionit”. Ai
ka thënë se, ajo pikturë ka qenë satira e tij e vetme. Një mit amerikan i
bllokuar nga gra që tokin filxhanët e tyre të çajit. Ose shikoni këtë fabul të
Parson Weems e vitit 1939. Ai nderon historinë e George Washington që refuzon të
gënjejë për prerjen e pemës së qershisë. Pastaj, bie sipari. Ajo histori
amerikane ishte diçka që Parson Weems e kishte shpikur vet.

 

Fermer, artist, amerikan i vërtetë, snob artisitik. Grant Wood
i bënte të gjithë që të hamendësonin. Nëse e mendoni, qasja e tij ndaj artit
nuk ishte aq e ndryshme sesa të gjitha paraditë idiote që përpiqen t’ia hedhin
me të dyja qëndrimet. Gjysmën e kohës, ata po nderojnë pikturën, dhe idenë e një
çifti të qëndrueshëm amerikan. Dhe gjysmën e kohës ata e konsiderojnë atë një
shaka. Ajo që mund të mos kuptojnë satiristët, është se kur Grant Wood pikturoi
motrën dhe dentistin e tij, përballë shtëpisë në Eldon, Iowa, ai po bënte të njëjtën
gjë.

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Lf3ER5Ope_s

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty