PIKTURËRene MagrittePIKTURA “VARRI I MUNDËSVE”, 1960 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “VARRI I MUNDËSVE”, 1960 NGA RENE MAGRITTE

-

I njohur më shumë për motivimet e tij filozofike, sesa ato
politike, të cilat qëndrojnë pas veprave të tij, në këtë vepër të veçantë
Magritte portretizon një skenë të mrekullueshme, në të cilën një trëndafil i
kuq duket se e pushton dhomën dhe ngërthen vëmendjen e plotë të shikuesit deri
në atë pikë saqë nuk vihen re detajet e dhomës dhe peisazhin me dëborë jashtë.

Frymëzimi për “Varrin e Mundësve” e ka origjinën nga një
bisedë e Magritte me Harry Torczyner, një avokat dhe poet në Nju Jork, në vitin
1960 lidhur me piktorët e ‘tachisme-it’ në Bashkimin Sovjetik. ‘Tachisme’ është
një stil francez i pikturimit abstrakt i ngjashëm me surrealizmin, por një stil
me të cilin Magritte nuk ndjehej rehat. Ai i tha Torczyner, “Ata pikturojnë të
bardhë mbi të bardhë dhe besojnë se kjo është një arritje”.

 

Në përgjigje të mendimit të padrejtë të Magritte, Torczyner
e sfidoi atë që të pikturonte, “Një trëndafil të bardhë, në një dhomë të bardhë
me një dritare që shikon një peisazh të mbuluar me borë”. Vepra që ju shikoni është
ajo që ka prodhuar Magritte, me sa më pak të bardhë që të jetë e mundur. Kpra përse
zgjodhi Magritte që ta ndryshonte sfidën? Duke e pikturuar trëndafilin në një të
kuqe ‘revolucionare’ në vend të një trëndafili të bardhë, ishte ideja e tij për
njohjen e udhëtimit të Torczyner në Bashkimin Sovjetik, dhe Tetorin e Kuq që i
lejoi Bolshevikët që të qeverisnin Rusinë, që ishin deri atëherë, në vitet 1960,
dhe që e ndryshuan kursin pas vdekjes së Stalinit. Në këtë mënyrë, ai e
realizoi këtë vepër si një portret rrëfyes për vet ndjenjat e Magritte në atë
kohë.

 

“Kur kemi një trëndafil, dhe njeriu është i ndjeshëm ndaj trëndafilit,
njeriu e bën atë aq të madh siç bëra unë në mënyrë që trëndafili duket sikur e
mbush dhomën,” shpjegon Magritte. Titulli, të cilin Mgritte e mori nga një
tregim nga simbolisti francez Leon-Alinien Cladel, “Ompdrailles, le
tombeau des luteurs” (1979), duket i përshtatshëm: si trëndafili, luftëtarët
janë diçka “madhështore,” duke mbushur varrin me luftën e tyre.

 

Burimi: https://www.renemagritte.org/the-tomb-of-the-wrestlers.jsp

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty