PIKTURËRene MagrittePIKTURA “PERANDORIA E DRITAVE”, 1950 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “PERANDORIA E DRITAVE”, 1950 NGA RENE MAGRITTE

-

Fuqia e poezisë së imazheve!

Piktura “Perandoria e Dritave” u pikturua nga Rene Magritte në
vitet 1953 – 1954. Kjo është hera e parë që Magritte ka përdorur një titull që
nuk ishte i tij. Kjo pikturë intriguese në vaj, paraqet një shtëpi të bukur, të
ndriçuar nga dritat e saj të brendshme, dhe e rrethuar nga errësira e natës. Veçanërisht
surreal është qielli sipër shtëpisë dhe linjat e pemëve, një diell në kohë dite
me vezullim të ndezur dhe retë e mbushura të bardha. Ajo është një skenë e qetë,
misterioze.

 

“Perandoria e Dritave”, për të cilën ekzistojnë disa
variante, një skenë e errët, nokturne rruge është vendosur përkundrejt një
qielli blu-pastel, e zhytur në dritë dhe e njollosur me re si pirgje me push. Pa
asnjë elemenet fantastik përveç kombinimit të vetëm paradoskal të ditës dhe të
natës, Rene Magritte përmbys një premisë thelbësore të organizimit të jetës.
Drita e diellit, zakonisht burimi i qartësisë, këtu shkakton konfuzion dhe
shqetësimin që asociohet tradicionalisht me errësirën. Ndriçimi i qiellit bëhet
shqetësues, duke e bërë errësirën e zbrazët poshtë edhe më të papenterueshme se
sa do të dukej në një kontekst normal. Subjekti ‘bizarr’ (i çuditshëm) trajtohet
në një stil objektiv, të saktë, tipike për pikturën e natyrshme Surrealiste dhe
të preferuar nga Magritte që në mes të viteve 1920.        

Magritte e ka
shpejeguar origjinën e imazhit në një intervistë në radio në vitin 1956, duke
deklaruar: “Çfarë përfaqësohet në një pikturë është ajo që është e dukshme për
njeriun, është gjëja apo gjërat që duhen menduar. Kështu, çfarë përfaqësohet në
pikturë janë gjërat për të cilat unë kam menduar, për të qenë të saktë, një
peisazh nokturn dhe një qiell të tillë që mund të shikohet nën dritën e
diellit. Peisazhi sugjeron natën dhe qiellin e ditës. Ky evokim i natës dhe i
ditës duket se mbart fuqinë për të na surprizuar dhe për të na kënaqur. Këtë fuqi
unë e quaj: poezi.”   

 

Burimi:
https://www.renemagritte.org/empire-of-light.jsp

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty