POEZIPaul EluardPIKTURA “MALLI PËR SHTËPINË”, 1940 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “MALLI PËR SHTËPINË”, 1940 NGA RENE MAGRITTE

-

Kthimi tek mitra!

Soditja e vuajtjes dhe e dhimbjes!

 

Fillimisht Magritte mendoi që ta titullonte këtë pikturë të
vitit 1940 “Menopauza” (një periudhë dëshpërimi), por titulli përfundimtar është
‘Le Mal du Pays’ (Malli për shtëpinë).

 

Qartësisht një nga pikturat më të ndershme emocionalisht të
Magritte dhe në vend të emërtimit të pikturës me një prej titujve të tij të
mistershëm si “Duke pritur mjegullën” (një titull i propozuar nga një prej
miqve të tij që Rene e mori në konsideratë, por e refuzoi), ai zgjodhi titullin
që reflektonte se si ndjehej ai…se sa i humbur ishte…se sa shumë dëshironte
që të kthehej në shtëpi.     

 

Në maj të vitit 1940, shtëpia e tij u pushtua nga nazistët
gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Magritte u largua së bashku me miqtë e tij të
ngushtë Paul Eluard dhe Scutenaire. Do të ishte e lehtë të supozonim se, kjo
pikturë ishte rreth pushtimit gjerman të Belgjikës dhe mallit të Magritte për
shtëpinë, pasi iu desh të largohej nga vendi që dashuronte. Sigurisht që, ky është
një komponent emocional i pikturës, por aty ka shumë më shumë sesa kaq.  

 

Dëshirimi për shtëpinë është një nga dëshirat më të forta të
njeriut. Për shumë njerëz, shtëpia përfaqëson sigurinë apo lirinë nga shqetësimi,
duke qenë sërish fëmijë dhe të mbrojtur nga prindërit. Shpëtia është vendi së
cilës i përkasim dhe tek e cila dëshirojmë që të kthemi me çdo grimcë të qenies
sonë që të kthehemi atje. Duke u rikthyer tek mendimet tona më të hershme, tek
mitra, ne mund t’i shpëtojmë frikës dhe mundimeve të jetës. Magritte, kishte, siç
e kemi edhe ne të gjithë, një dëshirim të fuqishëm për t’u kthyer në shtëpi. Jeta
e tij në shtëpi nuk kishte qenë e lehtë, dhe ai nuk dëshironte që të fliste për
të. Ai kishte lëvizur shpesh me dy vëllezërit e tij kur ishte i vogël. Më pas,
kur ai ishte vetëm 13 vjeç nëna e tij vrau veten, duke u mbytur në lumin
Sambre. Kjo nuk ishte diçka e re për një fëmijë që po rritej.  

 

Babai i Magritte vdiq në vitin 1928 nga diabeti, duke e lënë
Rene-në pa prindër. Ai ishte vetëm, me përjashtim të gruas së tij të dashur, Georgette.
Në atë kohë, ata jetonin në periferi të Parisit. Shumë shpejt ata që të dy do të
kishin mall për shtëpinë dhe pas tre vitesh qëndrimi në Paris, Magritte u rikthye
në shtëpi, në Bruksel, ku ata mund të ishin më afër anëtarëve të tjerë të
familjes së tyre.

 

Gjashtë apo shtatë vite më vonë, jeta e Rene Magritte filloi
që të ndryshonte. Duke lënë shtëpinë e tij të lumtur në Bruksel, ai udhëtoi në
Londër për të vizituar Edward James dhe ELT Mesens për t’u përgatitur për
ekspozitën e tij. Gjatë asaj kohe, Rene u përfshi në një marrëdhënie me modelen
e re surrealiste të njohur si “Fantoma Surrealiste” e vitit 1936, artistia Sheila
Legg, e cila pozonte për eventet surrealiste me Dali-në dhe artistë të tjerë
dhe ajo ka qenë një nga gratë më të fotografuara surrealiste në atë kohë. Sipas
një burimi: “Magritte, në fakt, ra në dashuri me të.” Magritte nuk dëshironte që
ta lëndonte Georgette apo të shkaktonte dyshime, kështu që, ai organizoi që
miku i tij Paul Colinet (1898-1957), poet surrealist belg, të kalonte kohë me Georgette
dhe Paul Colinet u përfshi në mënyrë romantike me Georgette. Në një pikë, Georgette
i kërkoi Rene-s divorcin.

 

Kështu, Rene Magritte u largua nga Brukseli dhe problemet e
tij martesore për në Francë, në maj të vitit 1940, pesë ditë pasi trupat
gjermane të pushtonin Belgjikën dhe Hollandën. Georgette nuk shkoi me të. Rene
kaloi tre muaj në Carcassonne, të Francës, me Paul Eluard dhe Scutenaire.

 

Piktura “Malli për shtëpinë” paraqet një Magritte të dëshpëruar,
si një ëngjëll i mbështetur mbi një urë, duke soditur lumin, ndoshta duke
menduar për vetvrasjen. Magritte kishte guximin dhe ndershmërinë që ta pikturonte
vetveten, në buzë…në prag të katastrofës. Ai po humbiste dy gjërat që çmonte
më shumë në jetë…bashkëshorten e tij Georgette dhe shtëpinë.        

Ky luan nuk ka se si t’i shpëtojë vëmendjes sonë. Është interesante të shikojmë që “mbreti i xhunglës: nuk po
kërcënon apo frikëson dhe duket i painteresuar. Qartësisht, luani përfaqëson
Georgette, dhe ndoshta
Magritte nuk e kuptoi kurrë vet këtë. Të dy janë të ndarë, të painteresuar për
njëri-tjetrin, ndërkohë që Magritte po sodit vuajtjen dhe dhimbjen e tij.

 

Burimi:
https://www.renemagritte.org/homesickness.jsp

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty