PIKTURËRene MagrittePIKTURA “JOSHËSI”, 1953 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “JOSHËSI”, 1953 NGA RENE MAGRITTE

-

Joshësi, i joshur nga
joshja e vet!

Sigurisht që, askush nuk do ta merrte pikturën “Joshësi”,
të pikturuar në vitin 1953, për një peisazh të zakonshëm. Një anije lundron vetëm
në një det ideal, të rrethuar prej një nga motivet më të preferuara të
Magritte, retë. Mendoni për idiomën “në qiell të nëntë”. Ne nuk kemi
indikacione për kohën, vendin, apo për motin, asnjë të dhënë për dritën e
diellit apo shiun përtej qiellit blu dhe reve stereotipike pirg. Anija e
lundrimit e llojit të vet njëherë e një kohë e ndërtuar për udhëtime oqeanike,
i përket një të shkuare të paspecifikuar të së shkuarës po aq e largët dhe e
idealizuar si një botë e manipuluar ëndrrash.     

Gjithsesi me shumë mundësi Magritte ka pasur shumë pak përvojë
personale për detin. Ai u rrit në një qendër thuajse të vdekur në Belgjikë, në
një qytet të vogël në jugperëndim të Brukselit, ku rrafshinat e Waterloo-së i
hapin rrugë terreneve kodrinore të Mons-eve. Ai u rikthye nga Parisi në Bruksel
në vitin 1930, pak a shumë për më mirë. Dikush mund ta quajë atë borgjezi i përsosur,
një rol që atij i pëlqente që ta luante në artin e tij, megjithëse indikacionet
e një qyteti real shfaqen rrallë në artin po aq rrallë sa çdo gjë tjetër
konkrete.  

 

Madje edhe ne kohët më të hershme të anijeve të lundrimt,
Belgjika nuk ka qenë kurrë një rivale për fqinjët e saj si një fuqi detare.
Holandezët, pasi u çliruan nga spanjollët, i ngritën në qiell portet e tyre në
artin barok, por jo në atë flamand. Nëse Magritte e ka ndjerë ndonjëherë
thirrjen e detit, ajo duhet të ketë qenë një thirrje e brendshme.

 

Qartësisht i ndryshëm nga një peisazh detar, Magritte ka bërë
diçka me të vërtetë të çuditshme me anijen: ai e ka zëvendësuar formën e saj me
një zgjatim të ujit. Surrealizmi i vlerësonte ballafaqime të tilla të
palogjikshme dhe të mistershme. Breton-it i pëlqente që të citonte një
shkrimtar që e quante veten Comte de Lautréamont, i cili në vitin 1868 kërkoi
një imazh “po aq të bukur sa takimi i rastësishëm i një tavoline prerëse me një
makinë qepëse dhe me një çadër.” Ne mund ta mendojmë transformimin e anijes si
një punë të bërë me dorë, dhe rrënjët e saj tek Surrealizmi, pak a shumë si i
gjithë arti modern, në kolazhet Kubiste.

 

Nëse ajo le vetëm një ëndërr, titulli i pikturës, “Joshësi”,
sugjeron gjithashtu fantazinë e pacensuruar, dhe vet Magritte ka folur për
pikturën jo thjesht si objekt real, si në rastin e një pikture me ‘natyrë të qetë’,
por si “dëshira të vërteta.” Kushdo që, mund të jetë duke kryer një joshje,
askush nuk po e frenon mëkatin e tij. Në frenngjisht, joshja ka konotacionet e
kënaqësisë dhe të magjisë, dhe disa kritikë e kanë emërtuar artin e tij si
“realizëm magjik” dhe si pararendës të lëvizjes në Amerikë nga e cila lindën Philip
Evergood dhe George Tooker. Megjithatë, joshësi nuk është një dukje e
rastësishme. Kërkuesi i kënaqësisë mund të jetë duke drejtuar anijen, duke e
pikturuar atë, apo duke e parë atë tani në muze. Kështu, i joshuri, ndoshta vet
Magritte, është joshur nga vet arti i tij.  

 

Burimi: https://www.renemagritte.org/seducer.jsp

 

Përzgjodhi dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty