PIKTURËRene MagrittePIKTURA “BUQETA E GATSHME”, 1956 NGA RENE MAGRITTE

PIKTURA “BUQETA E GATSHME”, 1956 NGA RENE MAGRITTE

-

Ideja qëndrore nëpër të gjithë veprën e Rene Magritte, ishte
se piktura duhet të jetë poezi, dhe se poezia duhet të evokojë mister. Fjala kyçe
është “mister”. E gjithë vepra e tij ishte e angazhuar në përpjekjen për të
evokuar misterin – për ta evokuar dhe jo për ta zbuluar. Por çfarë është
misteri? Përkufizimet nuk mungojnë. Të gjitha ato, në mënyrë të pakundërshtueshme,
kanë të bëjnë me idenë e diçkaje të fshehur, diçka sekrete. Disa prej tyre janë
gjithashtu të shënjuara nga konotacionet fetare dhe mistike. Me fjalë të tjera,
sipas kishave apo dogmave fetare, duhet një lloj fillimi për të penetruar këto
“mistere”, ose përndryshe ato do të jenë gjithmonë të paaksesueshme për botëkuptimin
njerëzor dhe se ato duhe të pranohen siç janë. Ky ishte rasti me misteret e
praktikuara nga feja e Krishterë te mishëruar në sakramentet e saj. Ajo është
fusha e ezoterizmit, shumë e dashur nga Surrealistët, në përgjithësi, sesa për
Magritte, në veçanti.           

 

Një burrë me kapele republike qëndron me kurriz nga shikuesi,
një figurë e Florës nga piktura “Pranvera” e Sandro Botticelli-t, është vendosur
mbi pallton e tij nga pas. Kjo vepër ilustron një mënyrë të përdorur zakonisht
nga Magritte: fshehja e pjesshme e një objekti, duke vendosur një objekt më të
vogël përpara tij dhe, rrjedhimisht, duke i mohuar shikuesit aksesin e plotë tek
një imazh i madh. Për këtë Magritte ka thënë, “Burri është një shfaqje pamore
si një re, si një pemë, si një shtëpi, si çdo gjë tjetër që ne shikojmë. Unë
nuk e mohoj as rëndësinë e tij dhe as nuk i jap atij ndonjë epërsi në hierarkinë
e gjërave që bota na e ofron vizualisht.” 
             

Burimi:
https://www.renemagritte.org/ready-made-bouquet.jsp   

Përzgjodhi
dhe përktheu – ENKELEDA SUTI.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty