ARTArt BashkëkohorKUSH ISHTE FRANCIS BACON?

KUSH ISHTE FRANCIS BACON?

-

Nga ARTSY

Francis Bacon ishte një njeri kompleks, veprat e të cilit janë
frymëzuar nga një rrjetë e ngatërruar marrëdhëniesh intensive, nga fiksimet e
tij në art dhe histori, si edhe nga një sërë vesesh. Ai lindi në në Dublin, në
vitin 1909, nga një baba dominues, Kapiteni Anthony Edward Mortimer, dhe bashkëshortja
e tij shumë më e re, Christina Winifred Firth, Bacon e përqeshnin si
“ngordhalaq” dhe gjatë rinisë së tij ai ishte rrahur me kamxhik nga i ati për
shkak të problemeve që ai kishte me astmën kronike. Në moshën 17 vjeçare, atë e
përzunë nga shtëpia e familjes kur e zbuluan duke provuar të brendshemt e së ëmës.
  

 

Por pavarësisht
(apo për shkak të) periudhave të tij astmatike dhe abuzimit që ai kishte duruar,
Bacon kishte vullnet të fortë, aftësi ripërtëritëse dhe kishte konstruktin e
një demi. Ai pinte, hante, luante kumar, dashuronte dhe pikturonte në mënyrë aq
të pangopur saqë shumë rrallë kishte kohë për gjumë; tipikisht ai flinte dy
deri në tre orë në natë. Nëpërmjet kësaj mënyrë të shfrenuar dhe të rëndë
jetese, e përkrahur nga miqësitë intensive dhe fiksimet estetike, Bacon prodhoi
një ujëvarë pikturash, të cilat ishin jo vetëm bukurisht shqetësuese, por
gjithashtu origjinale dhe të guximshme. Veprat e tij shokuese elektrizuan
grupin e piktorëve rreth tij në Londrën e messhekullit (“Shkolla e Londrës”)
dhe ai influencoi disa gjenerata artistësh të mëpasshëm, duke përfshirë Damien
Hirst, Jenny Saville, Jake dhe Dinos Chapman, për të përmendur disa prej tyre.  

 

ÇFARË E FRYMËZONTE?

Pasi Bacon u flak jashtë
shtëpisë së familjes, ai u krodh në një seri aventurash evropiane të cilat i hapën
sytë drejt artit dhe dizanjit, për të mos përmendur kënaqësitë e tjera tokësore,
si seksi dhe vera. Disa prej veprave që ai pa gjatë këtyre udhëtimeve lanë një
impakt afatgjatë tek vepra e tij dhe që nuk iu larguan nga mendja deri kur vdiq
në vitin 1992.   

 

Ndërkohë që, po
studionte frengjisht afër Chantilly-it, në vitin 1927, ai pa pikturën “Masakra
e madhe të pafajshmëve” nga Poussin (1628-29), ku ai u godit nga agonia
emocionale e skenës, e mishëruar forcërisht nga gryka klithëse e një nëne së
cilës do t’i vrasin fëmijën. Më vonë atë vit, ai zgjodhi një libër me detajet e
sëmundjeve të gojës, dhe jo shumë gjatë pas kësaj, ai pa filmin ‘Luftanija
Potemkin’, e vitit 1925 nga Sergei Eisenstein, e cila paraqet një skenë të një
infermiereje duke klithur dhe e gjakosur, një imazh që do të mbetej në mendjen
e tij përgjithmonë. Rreth asaj kohe, gjatë një udhëtimi në Paris, ai u
prezantua me vizatimet figurative të Picasso-s. Të gjitha këto aventura dhe
udhëtime shërbyen si edukimi fillestar mbi artin për Bacon (ai nuk ka ndjekur
kurrë një shkollë arti) dhe ai vazhdoi me tej me përqasjen e tij unike për ta
pasqyruar dhe interpretuar trupin e njeriut si një enë ndjenjash njerëzore
bruto epshore dhe, ndonjëherë groteske.  

 

Më vonë goja e
hapur gjerë e gjatë, do të materializohej në disa prej kanavacave më madhështore
të piktorit: seria e tij me papët vajtues, për të cilat ai u rraskapit duke i
pikturuar nga viti 1949 deri në vitin 1971. Ato paraqesin burra të mjegulluar, të
shformuar dhe të kapur në aktin e një klithme/britme të thellë dhe të përjetshme
që, siç ka thënë edhe biografi i Bacon, Michael Peppiatt, mund t’i referohet
njëkohësisht edhe urdhrave ushtarak të babit të Bacon, zënkave të tërbuara ndërmjet
Bacon dhe të dashurit të tij Peter Lacy, apo më thjesht, një të qare frike apo
klimaksit të dridhjeve të trupit të njeriut nga orgazma. Kjo ka qenë një fuqi e
rrallë e veprave të Bacon: përzierja e një game referencash nga përbindëshi Frankenshtajn
si një i tërë – një bishë që dridhet me frustracion, tension, dhe emocione të
tjera të panmumërta.

 

“Papët” e Bacon janë
gjithashtu tregues edhe të diçkaje tjertër: “Portreti i Papës Innocent X” nga Velazquez
e vitit 1650, një pikturë me të cilën Bacon ishte kaq shumë i magjepsur saqë ai
njëherë kishte pranuar se ajo pikturë “i kishte rënë në kokë”. Kohë pas kohe sërish,
Bacon i ripunoi variantet dhe interpretimet e tij të shumta mbi këtë kryevepër,
megjithëse, është interesant fakti që ai ka refuzuar që ta shikonte pikturën në
person live kur, më në fund, ai shkoi për një udhëtim në Romë. Ai ishte i trupëruar,
i kishte thënë ai Peppiatt, nga shumë prej manipulimeve të tij “idiote” të kësaj
vepre.      

 

Së bashku, më shumë
artsitë të tjerë të mëdhenj (mes tyre Giacometti, van Gogh, dhe Matisse) që e
kishin influencuar Bacon, piktori kërkonte gjithashtu për udhëzime krijuese në
veprat e shkrimtarëve dhe poetëve të tjerë – përkatësisht Racine, Baudelaire,
dhe Proust. Ai tërhiqej nga aftësia e tyre për të zbërthyer kompleksitetet e
ekzistencës njerëzore në linja dhe fraza të përmbledhura; edhe ai kërkonte të bënte
të njëjtën gjë me figurat e ngërthyera në rrënjët qëndrore të kanavacave të
tij.

 

SI PUNONTE AI?

Riprodhimet e frymëzimeve
të Bacon-it, si “Masakra e të Pafajshmëve”, së bashku me fotot e copëzuara të
kafshëve të egra, hajmalive egjiptiane dhe më shumë, përfunonin pirg në
dyshemetë e shumë prej studiove ku ai punoi gjatë karrierës së tij. Ky lëmsh i
harbuar theksohej më tej nga boja dhe gjurmët e festave rastësore që ai organizonte
pas një nate të gjatë vërdallisjesh nëpër klubet e natës dhe shtëpitë e kumarit
të Londrës. Një nga miqtë e Bacon, piktori Graham Sutherland, njëherë e përshkroi
studion e hershme të Bacon afër Pallatit Cromwell si “një vend i madh kaotik,
ku tasi i sallatës mund të ishte i mbushur me bojë, dhe ku boja mund të kishte
sipër sallatë.”

 

Por për të gjithë
dekadencën e tij, Bacon ishte gjithashtu jashtëzakonisht i përkushtuar, me një
regjim  ushtarak. “Njeriu duhet të jetë i
disiplinuar në çdo gjë, madje edhe në kotësi,” ka thënë ai njëherë. “Mbi të
gjitha në kotësi.” Në të vërtetë, pasioni i tij për socializimet entuziaste dhe
të zgjatura me sa dukej shërbenin për të furnizuar dhe frymëzuar punën e tij. Edhe
pas një nate të gjatë me festime, ai zgjohej në orën 6 të mëngjesit për të
pikturuar për disa orë nën dritën e mëngjesit. Pastaj ai fillonte të darkonte
dhe të pinte nëpër qytet, duke kaluar kohë me miqtë dhe të njohurit e tij të
shumtë, duke filluar nga miqtë e njohur si Lucian Freud dhe Frank Auerbach tek
koleksionistët e njohur të Londrës si Sainsbury, dhe deri tek një nga të
dashurit e tij të shumtë si Lacy apo Eric Hall. Madje, një herë ai shkoi aq
larg sa pohoi se ai punonte më mirë pas një nate të pirë. “Mendja ime thjesht
plasaritet me elektricitet pas një prej atyre mbrëmjeve,” i ishte mburruar ai
njëherë miqve të tij. “Në fakt, unë mendoj se, pija më bën më të lirshëm.”

 

Megjithatë, kjo
rutinë kishte disa rreziqe. Në disa raste, ai kthehej në shtëpi vonë natën, i
dehur, dhe vendoste që ta “përsoste” një pikturë që e kishte përfunduar një ditë
më parë, dhe pasi zgjohej mëngjesin tjetër zbulonte se e kishte shkatërruar atë.
Pas njërit prej këtyre episodeve, galeria filloi që t’i mblidhte pikturat e tij
nga studio që në çastin që ai i përfundonte ato.

 

Dadoja e fëmijërisë
së Bacon, Jessie Lightfoot, e cila jetoi me piktorin deri në vdekjen e saj në
vitin 1951, dhe dy tregtarët e parë të artit të tij, e para Erica Brausen tek
Galeria Hanover, dhe më pas Valerie Beston tek Galeria Marlborough, gjithashtu
luajtën role kryesore për ta ndihmuar atë me organizimin e jetës dhe karrierës
së tij. Kur Bacon po përballej me vështirësi financiare gjatë rinisë së tij, Lightfoot
e ndihmoi që të gjente një të dashur që mund ta mbështeste atë edhe
financiarisht. Brausen u bë mik dhe njeri i besuar i afërt për Bacon; ata u
lidhën më shumë me njëri-tjetrin për shkak se që të dy ishin homoseksual, si
edhe për shkak të orekseve të tyre për ndërmarrjen e rreziqeve (Bacon në
kanavacë dhe Brausen në muret e galerisë). Duke filluar nga viti 1958, Zonjëza Beston,
siç e thërrisnin me dashuri, organzoi thuajse të gjithë logjistikën e përditshme
të Bacon gjatë viteve të tij të suksesshme. Ajo paguante faturat e tij,
organizonte kalendarin e tij, sigurohej që apartamenti i tij të ishte i që t’i
mbante kanavacat e tij jashtë koshave të plehrave, duke qenë se dihej që ai i shkatërronte
ato.

 

PËRSE ËSHTË E RËNDËSISHME VEPRA E TIJ?

Bacon i solli një
intensitet të ri emocional figurës së pikturuar, duke përfaqësuar subjektet e
tij, qofshin ata miq, apo figura mitike, si të shformuar, si mishtor, dhe si
masa të hapura emocionale. Ai kërkonte që të tregonte, në të gjithë
kompleksitetin e tij, çka ndodhej pas fasadës njerëzore. “Unë dua që pikturat e
mia të duken sikur një qenie njerëzore ka kaluar nëpër to, si një kërmill që lë
pas gjurmët e pranisë njerëzore…si një kërmill që lë pas guackën e tij,” ka
thënë ai njëherë. Me të vërtetë, pikturat e Bacon pulsojnë me energjinë e
dyfishtë të vuajtjes dhe ekstazisë njerëzore. Ato duken sikur zbulojnë, në
birnjët e tyre të mjegulluara dhe gojët gjerësisht të hapura, nevojat tona më
primitive. (Studiuesit kanë vënë re se, kanavacat e tij nga vitet 1950, shpesh majmunët
dhe njerëzit i ngjajnë shumë njëri-tjetrit.)

 


jetën dhe në punën e tij, Bacon ka mishëruar dhe ushqyer ekstremet.
“Gjenialiteti bazë i Bacon-it,” ka thënë Peppiatt, “shtrihet në aftësinë e tij
për të pushtuar këto kundërshti ekstreme dhe për t’i përkthyer (apo sublimuar
ato) në imazhe, të cilat mund të njihen menjëherë; tensionet karakteristike të
të cilave rrjedhin nga jeta që ata kanë jetuar në kufij.” Siç ka thënë njëherë
Bacon: “Duhet të shkosh shumë larg që të shkosh mjaftueshëm larg – vetëm atëherë
mund të shpresosh q
ë t’i japësh fund së vjetrës dhe të bësh diçka të re.”

 

(Imazhi 1: Francis Bacon,” Tre studime për një autoportret”, 1976)

 

(Imazhi 2: Francis Bacon, “Studim sipas Velazquez, 1950)

 

(Imazhi 3: Francis Bacon, “Studim për një Portret”, 1952)

 

(Imazhi 4: Francis
Bacon, “Portret i Isabel Rawsthorne”, 1966)

 

(Imazhi 5: Francis Bacon, “Portret i Michel
Leiris
, 1976)

 

(Imazhi 6: Francis Bacon, “Figurë duke fjetur”, 1959)

 

(Imazhi 7: Francis Bacon, “Triptik, Gusht 1972, 1989)

 

Burimi: https://www.artsy.net/article/artsy-editorial-francis-bacon

 

Përzgjodhi dhe përktheu
– Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty