Edhe pse më thua ‘Të dua’
Edhe pse më thërret ‘Jeta
ime’
Jo, jo dhe jo
Nuk të besoj
Fjalë të ëmbëla
Mund të jenë edhe të
sinqerta
Megjithatë, jo, jo dhe jo
Nuk të besoj
A mund ta shikosh
Se si janë përmbysur
gjërat në jetë
Preferoj të humbasë një
iluzion
sesa të ma hedhësh edhe një
herë
Dikur u betove se
më doje
dhe më kujtohet se si
në jetën time të mëparshme
një ditë ike
dhe nuk u ktheve kurrë
…
Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti
https://www.youtube.com/watch?v=4DoJSv7sdp0