Të degjoj
gjithmonë…si qeshje
Kur ndonjëherë të thoja:
‘Nëse një ditë…
…ti nuk do të më duash më,
Nëse një ditë…
…ne nuk do ta duam më njëri-tjetrin…’
Dhe ti përgjigjeshe: ‘E pamundur!’
Dhe ti qeshje…ti qeshje…
E shikon, nuk duhet të kishe qeshur…
Kur dashnorët ta dëgjojnë këtë këngë
Është e sigurt, i bukuri im, se ata do të vajtojnë…
Ata do të dëgjojnë
Fjalët e dashurisë
Që ti ke thënë
Ata do të dëgjojnë
Zërin tënd të dashurisë
Kur ti më doje mua
Kur ti mendoje se më doje mua
Që unë të doja, që ne e deshëm njëri-tjetrin…
…
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti