Bashkëmoshatarët e famshëm të kohës së Beethoven-it
Muzikantët
Beethoven nuk ka qenë i vetmi kompozitor që ka kompozuar muzikë në këtë periudhë. Beethoven ka ndikuar punimet e hershme instrumentale të Richard Wagner (1813-1883).
Franz Liszt (1811-1886) “shpiku” recitalin për solo në piano.
Giuseppe Verdi (1813-1901) kompozoi opera më të mëdha.
Frederic Chopin (1810-1849) dhe Robert Schumann (1810-1856) gjithashtu i përkasin kësaj epoke.
Poetët
Poeti britanik William Wordsworth (1770-1850), bashkë me Samuel Taylor Coleridge (1772-1834), filluan lëvizjen romantike angleze në letërsi. Në mënyrë të ngjashme si Beethoven në muzikë dhe Turner në pikturë, Wordsworth përdori natyrën si tematikë në pjeswn më të madhe të shkrimeve të tij.
Artistët
Kalimi nga epoka ‘Klasike’ në atë ‘Romantike’ u reflektua gjithashtu në punimet e piktorëve dhe skulptorëve si mjeshtri spanjoll Goya dhe Angelica Kauffmann, e cila prodhoi më shumë se 500 piktura gjatë jetës së saj.
Piktori që i afrohet më shumë lëvizjes së Beethoven në romanticizëm ishte Jean-Baptiste Corot (1796-1875). Më herët në karrierën e tij ai pikturonte pamje të strukturuara, por me pjekjen e mëtejshme ai realizoi punë si ‘Ville d’Avray’ dhe ‘Memory of Mortefontaine’, duke treguar një stil më imagjinar.