Dhe këtë ëndërrova, dhe këtë ëndërroj
Dhe ndonjëherë këtë do të ëndërroj sërish
Dhe gjithçka do të përsëritet, gjithçka do të rimishërohet
Ti do të ëndërrosh gjithçka që unë e kam parë në ëndërr
Në njërën anë ne, në tjetrën bota
Dallgët ndjekin dallgët për t’u përplasur mbi breg
Në çdo dallgë është një yll, një person, një zog
Ëndrrat, realiteti, vdekja – dallgë pas dallge
Nuk ka nevojë për një datë:
Unë isha, unë jam, unë do të jem
Jeta është mrekullia e mrekullive, dhe mrekullisë
Ia kushtoj vetveten, mbi gjunjët e mi, si një jetim
Vetëm – midis pasqyrave – i rrethuar nga reflektimet
Qytetet dhe detet, e ylbertë, të thelluar
Një nënë në lot merr një fëmijë mbi prehrin e saj
Poezia “Dhe këtë ëndërrova, dhe këtë ëndërroj”
Nga Arseny Tarkovsky
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti