Te falenderoj o Zot per kete dite te mrekullueshme
Per kercimin e shpirtrave te gjelber te pemeve
Dhe enderren e vertete blu te qiellit
Dhe per cdo gje qe eshte natyrale
Qe eshte e pafundme
Qe eshte po
Une qe kam vdekur
Sot jam serish gjalle
Dhe kjo eshte ditelindja e diellit
Kjo eshte ditelindja e jetes
Dhe e dashurise
Dhe e kraheve
Dhe e perndritjes madheshtore te pandryshueshme te tokes
Si mundet shijimi
Prekja
Degjimi
Shikimi
Frymimi secila
E ngritur nga jo-ja e te gjitha asgjeve
Nje qenie thjesht njerezore
Te dyshojne ne paimagjinueshmerine tende?
Tani veshet e vesheve te mi jane zgjuar
Dhe syte e syve te mi jane hapur
Falenderoj Zotin per me te mrekullueshmen, E. E. Cummings
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, E Zonja e Shtepise, nga @stephenmackey_artist
#art #poetry #eecummings #painting #enkeledasuti #stephenmackey