Jam i lodhur, kjo eshte e qarte
Sepse, ne nje fare faze
Njerezit duhet te lodhen
Nga se jam i lodhur, nuk e di
As qe do me bente pune fare qe ta dija
Duke qene se lodhja mbetet po njesoj
Plaga dhemb ashtu sic dhemb
Dhe jo ne funksion te shkakut qe e prodhoi ate
Po, jam i lodhur
Dhe duke buzeqeshur lehtazi
Me lodhjen qe eshte vecse kjo
Ne trup nje deshire per te fjetur
Ne shpirt nje deshire per te mos menduar
Dhe, per t’i kurorezuar te gjitha
Nje transparence e ndricuar
E te kuptuarit retrospektiv
Dhe lluksi i te mos pasurit tani shpresa
Une jam inteligjent: kjo eshte e gjitha
Kam pare shume
Dhe kam kuptuar shume nga ajo qe kam pare
Dhe ka edhe nje fare kenaqesie qe na sjell lodhja
Kjo eshte ne fund
Koka ende sherben per dicka
Jam i lodhur nga Fernando Pessoa
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Fernando Pessoa nga Maísa Champalimaud
#art #poetry #fernandopessoa #enkeledasuti #photography #thesea #thesad