Kam degjuar derdellitjet e trallisura te padukshme
Ne pyllin e nates
Dhe eshte dikush qe me ndjek hap pas hapi
Dhe eshte rrezatim i paster
Dhe kur e ndjek eshte vetem nje shperthim
Ndonjehere nje lot bie ne doren time
E njejte si flaka e frymes
Qe papritur rrjedh poshte ne faqen time
Por keto nuk jane prova
Madje as prova qe te vdekurit kthehen
Por lidhjet qe farketon nostalgjia
Teksa erresira therret nje fushe me lulekuqe pas murit
Dhe cdo hene e plote kerkon shtigjet per pasqyrat e therrmuara te dashurise?
Nga Olga Orozco
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti