Heshtja eshte ngado, solemniteti hijerende i nje mengjes pushim. Postieret dhe shitesit e dyqaneve po flene ende pas grilave te mbyllura, me plurur…Kur kalojme para dyqaneve njekateshe, ne shohim njeri tjetrin dhe buzeqeshim plot me respekt: gerhitjet e te fejuarve te fundit degjohen permes perdeve lekundese dhe grilave fisarmonike. Anijet e medha te gjumit po lundrojne neper Stiksin e erret…Pergjate te fjeturve me frymemarrje te shkurtra, qendrojne ore te medha metalike alarmi, te ngritur mbi majat e kembeve te veta si gjelat, qe qemtojne ngado farat vezulluese te minutave dhe atehere – ngarkuar deri ne piken e shperthimit, ngjeshur, zemeruar – ato nderin kembet mbi syprinen e mermerit te tryezes se nates, pikerisht perpara se te kendojne triumfalisht me gjokset e gufuar, te pergjakur.
Shkeputur nga libri ‘Enciklopedia e te Vdekurve’, nga Danilo Kish, perkthyer nga Feride Papleka, Aleph, 2019 #reading #danilokish #aleph #enkeledasuti