Sytë e tu trishtohen. Ti nuk
Po dëgjon çfarë po them
Ato përgjumen, ëndërrojnë, zbehen
Duke mos dëgjuar. Unë vazhdoj të flas
Them ç’ka kam thënë, nga trishtime
Të panumërta, kaq shpesh më parë…
Unë mendoj se ti nuk ke dëgjuar kurrë
Kështu, ti je larg
Krejt papritur, një vështrim
I munguar, ti me shikon mua, ende
Pamatshmërisht e largët
Ti fillon një buzëqeshje
Unë vazhdoj të flas. Ti
Vazhdon të dëgjosh – Vetë
Mendimet e tua që dëgjon
Buzëqeshja po aq e mirë sa e ikur
Deri kur, nëpër kotësinë
Dembele të pasdites
Heshtja e vetzgjedhur
E buzëqeshjes sate të kotë
Poezia “Sytë e tu trishtohen”
Nga Fernando Pessoa
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Fotografia @adeoluosibodu