Ate dite ne muajin e blunjte te shtatorit
Qetesisht nen nje peme te re kumbulle
Une e mbajta ate si nje enderr te embel ne krahet e mi
Dashuria ime e zbehte, dhe ajo ishte e qete me mua
Dhe siper nesh ne parajsat e bukura te veres
Ishte nje re, per pak kohe e pashe atje
Ishte shume e bardhe dhe shume larte, kaq lart, siper
Dhe kur pashe serish ajo nuk ishte me
Prej asaj dite kane kaluar shume, shume hena
Duke notuar qetesisht poshte, poshte dhe larg
Pa asnje dyshim qe pemet e kumbullave jane prere tani
Dhe nese ti pyet, po persa i takon dashurise?
Une them
Ne pergjigjje, tani nuk kujtohet
Por e di se cfare do te thuash, sigurisht qe e di
Por fytyren e saj, ne te vertete, tani nuk do ta njihja
E kam puthur njehere e nje kohe
Kjo eshte gjithcka di
Madje edhe puthja qe kam dhene, do te ishte harruar prej kohesh
Po te mos kishte qene edhe ajo reja atje
Rene e kujtoj gjithmone dhe gjithmone do ta kujtoj
Ishte shume e bardhe dhe e larte kur erdhi siper
Kush e di, ndoshta pemet e kumbullave celin ende
Dhe ajo grua tani, ndoshta ka shtate femije
Por vetem disa minuta celi ajo re
Dhe u zhduk ne ere kur une pashe serish lart
Poezia “Duke kujtuar Marie A”
Nga Bertolt Brecht
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Madonna, 1894-95, Edvard Munch