Hena e nje dite qe ne e jetuam dhjete vite me pare
Ne nje toke te huaj
Eteri i nje casti antik qe u be me krahe dhe fluturoi larg
Si engjelli i perendise
Zeri i nje gruaje te harruar me kaq shume kujdes
Dhe kaq shume dhimbje
Nje fund i pangushellueshem
Nje shtator i mermerte
Shtepi te reja
Klinika te pluhurosura
Dritare shperthyese
Dyqani i arkivolberesit
A e ka menduar njeri se cfare duron farmacisti
Ne detyre, gjate gjithe nates?
Dhoma eshte ne nje vrime
Sirtare dritare dyer me goje te zbrazeta si kafshe te egra
Nje njeri i terbuar lexon letrat
Kerkon
Lexon yjet
Kerkon
Ai shqetesohet: nese ato trokasin ne dere kush do ta hape?
Nese ai hap nje liber cfare do te shohe
Nese ai hap shpirtin e tij kush do te shohe?
Zinxhire
Ku eshte dashuria qe me nje goditje te vetme e can kohen me dysh
Dhe e heshton?
Vetem fjale dhe gjeste
Nje monolog i pavariueshem
Perpara nje pasqyre nen nje rrudhe
Merzia perhapet si shenje boje
Mbi nje shami
Ata kane vdekur te gjithe ne anije
Por anija ndjek rrugen
E filluar qe nga limani
Si u rriten thonjte e kapitenit
Dhe varketari qe kishte tre te dashura ne cdo port i parruar
Deti bymehet ngadale
Direket mbushen me krenari
Dhe dita behet e lehte
Tre delfine shfaqen te zinj, shkeqejne
Sirena buzeqesh
Dhe nje detar i harruar nget dallget ne kicin e anijes
Poezia “Hena e dites”
Nga George Seferis
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Pa titull, 1969, Cy Twombly