Kam ardhur te te jap fruta
Nga pemishtia ime
Famemadhe
Aty kam peme qe mbajne per mua
Shume molle
Te cdo lloji
Te pastra, te mbuluara me vija; te kuqe dhe te kuqerremta
Te gjelbra dhe te arta
Te hidhta dhe te embla
Kjo molle nga nje peme ende e pambajtur
Ku takohen dy lloje
Qe kjo ane te jete e kuqe pa lara
Ndersa kjo ana me nuanca
Eshte e paster dhe e borte
Eshte nje molle e bukur
Eshte per ty
Brenda jane pese berthama te zeza po aq te medha sa dardhat
Sac mund te gjesh
Po aq te fuqishme sa per te te dhene ty pese peme madheshtore molle
Te cdo lloji
Per te te dhene ty dru per zjarr
Gjethe per hije
Molle per leng
Oh, kjo eshte nje molle e mire per nje virgjereshe
Ajo eshte nje kryq
Me e shkelqyera, keshtu qe mishi i saj eshte i mbledhur
Dhe i kokerrzuar si mendafsh
Djegia e embel dha anen e kuqe
Ndersa ajo e bardha
Eshte qumesht livadhi
Haje dhe do te shijosh me shume sesa frutin
Lulezimin, gjithashtu
Diellin, ajrin, erresiren ne rrenje
Shiun, vesen
Toka ku shkojme
Dhe koha qe fluturon
Zjarri dhe gjiri
Une shpall timen anen e bardhe, virgjereshe
Ajo eshte e imja
Pjesen tjeter merre ti
Poezia “Molla e shartuar”
Nga Louise Bogan
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Flutura nga Gazmend Leka