Unë jam era që lëkundet
Ti je toka e sigurt
Unë jam hija që kalon
Mbi rërë
Unë jam gjethja që dridhet
Ti, pema e pashkundshme
Ti je yjet e patundura
Unë jam deti
Ti je drita e përjetshme
UNË DO TË VDES SI NJË PISHTAR
TI JE VËRSHIMI I MUZIKËS SË THELLË
UNË VEÇ NJË E QARË
UNË JAM ERA nga Zoe Akins
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti